LSI nis përgatitjet për fushatën në të 6 bashkitë

24 Janar 2022 | 12:20

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, LSI pritet të garojë në të 6-ta bashkitë për kryetarë.

LSI ka ngritur shtabet elektorale në këto 6 bashki që do të drejtohen nga një koordinator politik.

Kjo forcë politike nuk është vendosur zyrtarisht për asnjë prej kandidatëve, por është shprehur vullneti për të hyrë në koalicion me PD e Sali Berishës.

Të shtunën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të nisë më 19 shkurt dhe do të zgjasë vetëm 2 javë.

Partitë politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje do të duhet të regjistrohen deri në datën 31 janar.

Kandidatët për kryetarë të bashkive do të kenë afat deri në datën 9 shkurt për t’u regjistruar në zgjedhje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026