Luan Rama në Vlorë: Janë përpjekur të na përçajnë, por nuk ja kanë dalë

17 Prill 2021 | 12:54

Kryesuesi i listës së LSI-së në qarkun e Vlorës, Luan Rama i ka dhënë fund sot zërave për përplasje mes kandidatëve në këtë parti.

Teksa ishte sot i pranishëm në takimin elektoral në Vlorë, ai tha se janë përpjekur jo pak herë t’i përçajnë, por tha se nuk ja kanë dalë dot.

“Janë përpjekur të na përçajnë, por nuk ja kanë dalë e nuk do ja dalin sepse LSI nuk është parti emrash, por zemrash. Është partia e zemrave të rinisë shqiptare, e guximit, e lëvizjes që do e çojë Shqipërinë përpara në procesin e integrimit evropian, për ta bërë Shqipërinë ashtu siç e ëndërruanm nën thirrjen e “duam Shqipërinë si Evropa”. U bënë bashkë e rrëzuan diktaturën do jenë bashkë edhe në 25 prill për të rrëzuar miksimin më të shëmtuar të klikës së regjimit të Rilindjes, shëmtia e të cilëve është gjëja më e rëndë në imazhin e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Në fund të fjalës së tij ai ftoi në podium të dytën në listën e LSI në Vlorë, Grisejda Myslimin, të cilës i dha edhe një puthje në ballë.

Lexoni gjithashtu:

Takimet e organizuara nga Vasili, Luan Rama për Euronews Albania: Kam pasur takime elektorale në fshatra

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026