Luan Rama reagon pas humbjes së LSI në zgjedhjet e 25 prillit
Drejtuesi politike i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun Vlorës, Luan Rama është i pari eksponent i LSI që reagon pas humbjes së thellë që mori kjo forcë politike në zgjedhjet e 25 prillit, ku mundi të merrte vetëm 4 mandate në rang vendi.
Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, z. Rama i cilëson qëndresëtarë mbështetësit e LSI në këtë qark pasi sipas tij mundën të qëndronin bashkë edhe kur i patën të gjithë kundër.
Z. Rama shprehet se nuk ka asnjë pendesë që kandidoi në Vlorë, me gjithë pengesat dhe përpjekjet për përçarjen e LSI në këtë qark, ndërsa thekson se tashmë është koha për për reflektim, është koha për t’u ringritur.
“Është koha për reflektim, është koha për t’u ringritur.
Ky është mesazhi i lotëve dhe dashurisë së Monës, Junës, Anjezës, Inesit, Refit, Nikut, Edit, Morandit, Taulantit, të Filipit – Gavroshit tim të pa lodhur, Orionit të kudogjendur, Sonit të papërtuar, Vinit gjithmonë racional, Gjolekës përherë të matur e të vyer, Olsit të rajonit 4 që nuk dinte kurrë të pushonte…
Është mesazhi i të gjithëve që zjarrin e ndezur të mos e lemë të shuhet!
Vlora e meriton gjithë dashurinë dhe mirënjohjen, dhe unë e të gjithë ne qëndrestarët e LSI-së, ia kemi detyrim”, shkruan z. Rama.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024