Luarasi: Gara elektorale si futbolli, edhe Bayernit nuk fal kur përballë ka…

12 Prill 2025 | 21:25

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Iris Luarasi komentoi në emisionin Review në Euronews Albania çeljen e fushatës së PS për zgjedhjet e 11 majit dhe retorikën e drejtuesve të qarqeve.

Teksa komentoi deklaratën e Mirela Kumbaros për një fitore 4-0 në Gjirokastër, Luarasi u shpreh se kjo është fare normale në politikë, e cila sipas saj është si futbolli ku një skuadër e fortë nuk e fal një tjetër vetëm se është e dobët.

“Nga pikëpamja e komunikimit kur del dhe bën lançimin e fushatës shkon me premtime të jashtëzakonshme për të motivuar votuesit. Po të shohësh edhe PD po të njëjtën gjë bën, edhe Lapaj po shpaloste programin dhe thoshte do marrim 71 mandate, për një parti të re është utopike. Të gjitha partitë duhet të motivojë votuesit, por kur ti orienton të kapësh një numër të caktuar mandatesh dhe përmend disa më tepër është ambicie. Pjesa e Mirela Kumbaros që tha mbase dalim edhe 4-0 është e drejtë se kur hyn Bajerni me një skuadër copë-copë nuk e fal se është e dobët dhe i vjen keq, nuk funksionon kështu nëse ti ke hyrë në një luftë për mandat qeverisës. Unë mendoj se votuesve i duhet thënë që duhet të shkoni të votoni se nuk bëhet fjalë vetëm për një mandat të katërt, por një gjë më të madhe, që është anëtarësimi i vendit në BE”, tha ajo.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026