Luçiano Boçi: Në administratë dhe polici ka zyrtarë të ish-komunizmit
“Në administratë dhe polici ka zyrtarë të ish-komunizmit”.
Kështu deklaroi deputeti Luçiano Boçi në studion e Euronews Albania teksa komentoi ligjin e lustracionit.
Deputeti nënvizoi se nëpërmjet këtij ligji kërkohet që politika shqiptare të pastrohet nga figurat që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit.
“Projektligji i propozuar nga PD është kompleks dhe përfshin të gjithë nismat e tjera brenda tij. Ligji është integral dhe kërkon të arrijë qëllimin dhe realizon kërkesën e vazhdueshme që politika shqiptare të pastrohet në tërësi. Çdo politikan që tenton të hyjë në politikë duhet të bëjë vetëdeklarim në lidhje me gjendjen tij në raport me pjesëmarrjen apo implikimin e organeve të dhunës si bashkëpunëtor apo autor dhe administratën tjetër”, u shpreh Boçi.
Një ditë më parë Partia Demokratike depozitoi në Kuvend projektligjin për “pastërtinë e figurës së funksionarit dhe zyrtarit publik”.
Shkresa për ligjin e lustracionit mban firmën e 15 deputetëve të PD-së
Deputetët që firmosën: Oerd Bylukbashi, Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Sali Berisha, Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Agron Shehaj, Tritan Shehu, Elda Hoti, Isuf Çela, Luan Baçi dhe Ina Zhupa.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta