Lufta drejt fundit, tërhiqet Putin: S’jemi kundër pëfshirjes së Evropës në negociata

25 Shkurt 2025 | 15:12

Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se Rusia nuk është kundër përfshirjes së Evropës në bisedimet Rusi-SHBA që synojnë gjetjen e një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë, por theksoi se Brukseli prej kohësh kishte refuzuar dialogun me Moskën.

Gjatë një interviste për televizionin shtetëror rus, Putini tha gjithashtu se presidenti amerikan Donald Trump po i qaset konfliktit Rusi-Ukrainë në mënyrë racionale dhe jo emocionale.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mbajtën një raund fillestar bisedimesh për Ukrainën javën e kaluar në Arabinë Saudite. Ukraina dhe aleatët evropianë të Kievit nuk u ftuan, duke shkaktuar reagime të forta nga udhëheqësit e tyre.

Presidenti rus Putin tha se ishte logjike që Evropa të merrte pjesë në bisedimet për zgjidhjen e konfliktit trevjeçar.

“Pjesëmarrja e tyre në procesin e negociatave është e nevojshme. Ne kurrë nuk e refuzuam këtë, ne zhvilluam diskutime të vazhdueshme me ta”, tha ai.

Ai tha se reagimet negative ndaj bisedimeve në Riad kanë qenë “emocionale dhe në kundërshtim me çdo lloj logjike”.

Udhëheqësi rus tha se ndryshimi drastik i politikës së Uashingtonit ndaj Ukrainës në mandatin e Presidentit Trump, duke përfshirë kritikat ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe sugjerimet se Kievi mund të mos rimarrë të gjithë territorin e humbur, nuk është bazuar në reagime emocionale.

Presidenti Trump, tha ai, po vepronte në mënyrë logjike dhe pa kufizimet e premtimeve ndaj Ukrainës, të bëra nga udhëheqësit evropianë.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emmanuel Macron shfaqën dallime të mëdha më herët të hënën në qasjen e tyre ndaj Ukrainës, duke nxjerrë në pah dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës mbi propozimin e zotit Trump për një marrëveshje të shpejtë armëpushimi me Rusinë.

Presidenti Trump shprehu dëshirën për arritjen e një armëpushimi sa më shpejt që të jetë e mundur dhe tha se po përpiqej ta bënte të mundur arritjen e një armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai tha se mund të shkonte në Moskë për të takuar Putinin pasi të arrihej një marrëveshje armëpushimi.

Presidenti Macron, nga ana tjetër, kërkoi një qasje më të fortë, duke filluar me një armëpushim dhe më pas një marrëveshje paqeje që do të përfshinte garanci sigurie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të mërkurën në Baku një program prej 20 milionë eurosh për të mbështetur paqen në Kaukazin...
21:06 | 01/07/2026

Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm

Punëdhënësit në Mbretërinë e Bashkuar që punësojnë punëtorë të paligjshëm si shoferë shpërndarjeje apo punëtorë ndërtimi do të përballen me gjoba të rënda ose dënime...
21:01 | 01/07/2026

Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)

Forcat ukrainase kanë goditur rafinerinë kryesore të naftës në Ufa të Rusisë për herë të dytë brenda një jave, ka deklaruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr...
20:52 | 01/07/2026