Lufta hibride, Britania asistencë ushtarake Belgjikës pas konstatimit të dronëve

10 Nëntor 2025 | 18:25

Lufta hibride, Britania i ofron asistencë ushtarake Belgjikës pas konstatimit të dronëve

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë pajisje anti-dronë dhe personel ushtarak të specializuar në Belgjikë, pas konstatimeve të njëpasnjëshme të dronëve në bazat ushtarake të vendit.

Përgjatë javës së kaluar, aeroportet e Brukselit dhe Liezhit, ndër më të rëndësishmit në Evropë, u detyruan të mbylleshin përkohësisht për shkak të inkursioneve me avionë të telekomanduar.

Rastet në fjalë ishin më të fundit në një seri incidentesh me dronë të paidentifikuar, të cilët fluturuan në afërsi të një baze ku ndodhen dhe armët bërthamore amerikane.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Sir Richard Knighton deklaroi në një intervistë se Londra zyrtare ka rënë dakord të dërgojë personel dhe pajisje në Belgjikë, duke pranuar kështu një kërkesë të bërë nga autoritetet lokale.

“As ne dhe as belgët nuk e dimë ende burimin e këtyre dronëve, por ne do t’i ndihmojmë ata duke i pajisur me mjetet tona, të cilat kanë filluar tashmë të vendosen në Belgjikë”, tha Knighton.

Ndërsa sekretari i Mbrojtjes, John Healey saktësoi se Britania do të dërgojë një ekip të Forcave Ajrore Mbretërore për t’i bërë kontrast pranisë së dronëve.

“Ndërsa kërcënimet hibride rriten, forca jonë mbështetet tek aleancat për të mbrojtur infrastrukturën tonë kritike dhe hapësirën tonë ajrore”, tha Healey.

Incidentet me dronë të muajve të fundit kanë detyruar menaxherët e aeroporteve në mbarë Evropën të pezullojnë fluturimet, nën dyshimin se prapa këtyre akteve armiqësore fshihet Rusia.

Gjithashtu, ditën e diel, tre dronë të dyshuar rusë u konstatuan mbi një central atomik në lokalitetin Doel, në veri të Belgjikës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar

Ministria e Jashtme e Kinës tha të shtunën se do të monitorojë nga afër shtetëzimin e kompanisë British Steel, në pronësi të prodhuesit kinez të...
14:02 | 18/07/2026

Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji

Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
13:52 | 18/07/2026

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026