Lufta kundër korrupsionit, nismat e qeverisë që i lanë vendin njëra-tjetrës në 8 vite
Në shkurt të 2015-ës, Edi Rama publikoi portalin online “Stopkorrupsionit.al”, për të denoncuar çdo rast korruptiv në administratën publike.
“Nga sot keni në dorë përmes këtij aparati një armë për t’a luftuar konkretisht korrupsionin së bashku me ne”, tha kreu i qeverisë.
Por, sot pas 6 vitesh, kjo platformë nuk funksionon.
Një vit më pas, në 2016-ën u ndërmor një tjetër hap, ai i miratimit të ligjit “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, që kishte si qëllim, që në çdo institucion publik dhe privat, një person të ngarkohej me detyrën e denoncuesit të rasteve të korrupsionit.
Përgjatë vitit 2020, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave që mbikëqyr edhe denoncimet ka regjistruar 9 raste sinjalizimesh për korrupsion.
Gjithashtu, në raportin vjetor të Inspektoratit të Lartë thuhet se 7 raste kanë ardhur nga sektori publik dhe 2 raste nga sektori privat. Për një pjesë të tyre janë vendosur edhe gjoba.
Edhe pak ditë më parë kryeministri Rama lajmëroi një tjetër nismë. Sërish me të njëjtin qëllim, atë të luftës kundër korrupsionit.
“Ne kemi në proces ndërtimin e një rrjeti të tërë anti-korrupsion, nga ana jonë, jo nga ana e drejtësisë së re, për të vendosur nën një presion të dyfishtë të gjithë sistemin tonë publik”, deklaroi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta