Lufta me Iranin, ambasadorja e Izraelit: BE duhet të jetë në krahun e duhur të historisë
Ambasadorja e Izraelit në vendin tonë, Galit Peleg tha në një intervistë për Euronews Albania se vendet e NATO duhet të mbështesin SHBA dhe Izraelin në fushatën ushtarake të nisur kundër Iranit. Sipas saj për të përmbushur misionin ndaj një regjimi diktatorial si Irani duhet të shkohet përtej interesave individuale të një vendi.
“Sa i përket NATO-s dhe BE-së: së pari, jo të gjitha vendet e NATO-s na mbështeten. Vendete të mëdha, së pari, dëgjuan presidentin Trump, siç iu përgjigja gazetares japoneze lidhur me elementin surprizë të këtij operacioni. Por pyetja që duhet të shtrojmë është: ku do të ishim sot nëse Amerika nuk do të kishte ndërhyrë në Luftën e Dytë Botërore? Pra, në disa raste duhet të bashkëpunojmë për të mposhtur një forcë të keqe. Nuk di se cila do të ishte forma që do të kishte bota pa ndërhyrjen e Amerikës, si do të ishte Shqipëria dhe vendet evropiane.
Për të mbështetur një fushatë të tillë, mendoj se duhet të shkojmë përtej interesave individuale të një vendi. Kur kemi regjimin jo demokratik ekstremist që vret njerëzit e tij dhe përhap terror edhe jashtë vendit, kur kemi sulme terroriste të mbështetura nga Irani, sic kanë ndodhur në Argjentinë dhe vende të tjera, dhe ti të rrish duke parë ata që bëjnë bomba bërthamore, duhet të llogarisësh mirë hapat e tua. Çështja nuk është nëse vendet e BE-së ishin të informuara më parë, por që këto vende duhet të jenë në pjesën e duhur të historisë.
Çështja tjetër është që lufta të mos arrijë në dyert e tyre. Deri më sot nuk ka pasur interes të Iranit për të goditur Londrën me raketa, por pamë që Irani sulmoi Dubain, që deri dje e kishte vend mik, dhe sot, pikërisht, patëm viktima. Ndaj kemi të bëjmë me një regjim që nuk mund t’i besojmë dhe nuk mund të qëndrosh indiferent duke parë të tjerët që bëjnë punën për ty”, tha ambasadorja.
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë