Lufta në festivalin e dritave, automjetet e shkatërruara në qendër të Helsinkit

5 Janar 2023 | 19:33

Çdo vit në Helsinki mbahet festivali i dritave. Mbi 30 instalime u ekspozuan këtë vit, por vetëm njëri tërhoqi vëmendje të veçantë.

Në qendër të kryeqytetit finlandez u vendosën mbetje automjetesh të shkatërruara nga lufta në Ukrainë.

Automjetet në fjalë u shpëtuan dhe u transportuan nga Ukraina në Finlandë nga artisti çek, Maxim Vecovsky.

“Janë katër makina. Secila ka historinë e saj dhe të pronarit të makinës. Ato janë të gjitha të ndryshme, tregojnë historinë se si automjeti ka qenë një pjesë e jetës së përditshme të pronarit dhe se si papritur është shkatërruar. Për mua këto automjete janë thjesht simbole dhe po ashtu për artistin. Ato ilustrojnë se si jeta e përditshme papritur mund të shkatërrohet”,  thotë Juha Rouhikoski, drejtor artistik i Festivalit të Dritave, Helsinki.

E quajtur “Vdekja e mundshme fizike në mendjen e dikujt që jeton”, ekspozita ka një impakt të fortë tek mendja e njerëzve që e vizitojnë.

“Për mendimin tim, kjo mund të thërrasë vetëm një emocion, trishtimin e thellë. Dhe është fantastike që një vepër që provokon të tilla mendime është sjellë në këtë festival”,  shprehet Karina Kytomma, spektatore.

Kushdo mund ta vizitojë ekspozitën pasi është falas. Festivali i Dritave në Helsinki do të vazhdojë deri më 8 janar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026