Macron: Duhet bërë gjithçka për të mos lejuar Irakun të përfshihet në luftë e Iranit
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për qetësi mes frikës se Iraku po përfshihet në luftën e Iranit.
Macron tha se duhet bërë gjithçka për të parandaluar që vendi nos të përfshihet në “përshkallëzim të vazhdueshëm” pas një serie sulmesh.
Ushtria irakiane ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për kryerjen e disa sulmeve me bomba gjatë javëve të fundit ndaj milicive shiite të mbështetura nga Irani dhe luftëtarëve kurdë Peshmerga në rajonin e Kurdistanit të Irakut.
Grupet e armatosura të mbështetura nga Teherani kanë nisur gjithashtu sulme ndaj bazave amerikane në Irak dhe ambasadës amerikane.
Të shtunën, të paktën dy oficerë policie irakiane u vranë në një sulm ajror në Mosul, sipas Reuters. Sulmi duket se kishte për qëllim një ndërtesë të Forcave të Mobilizimit Popullor (PMF) ngjitur me një strukturë policie.
Një sulm me dron shënjestroi gjithashtu shtëpinë e Nechirvan Barzanit, presidentit të rajonit të Kurdistanit, herët të shtunën.
Mbrojtja ajrore gjithashtu rrëzoi një dron pranë një baze të luftëtarëve Peshmerga në Duhok, sipas burimeve të sigurisë.
Në një deklaratë, Macron tha se kishte folur me Barzani të shtunën pas sulmit të papranueshëm.
“Ky zhvillim shumë shqetësues shton një rritje të sulmeve kundër institucioneve irakiane. Sovraniteti i Irakut dhe i Kurdistanit brenda tij është thelbësor për stabilitetin rajonal. Duhet bërë gjithçka për të parandaluar që Iraku të përfshihet në përshkallëzimin e vazhdueshëm. Franca mbetet në anën e partnerëve të saj irakianë”, është shprehur Macron.
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”
- 19:58 “Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë