Lufta në Iran, Zvicra pezullon eksportet e armëve drejt SHBA-së

20 Mars 2026 | 13:56

Zvicra të premten tha se nuk do të lëshojë licenca për kompanitë që të eksportojnë armë drejt Shteteve të Bashkuara, për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj Iranit, duke u mbështetur në neutralitetin e vendit.

“Eksporti i materialeve luftarake në vendet e përfshira në konfliktin e armatosur ndërkombëtar me Iranin nuk mund të autorizohet gjatë kohëzgjatjes së konfliktit”, thuhej në një deklaratë të qeverisë.

Fundjavën e kaluar, qeveria zvicerane tha se kishte refuzuar dy kërkesa të SHBA-së për fluturime mbi hapësirën ajrore zvicerane në kuadër të operacioneve të lidhura me luftën në Iran, por kishte lejuar tre të tjera, gjithashtu duke u bazuar në ligjin e neutralitetit të Zvicrës.

Pas pushtimit të Irakut nga SHBA në vitin 2003, Zvicra vendosi ndalime për fluturimet mbi hapësirën e saj ajrore dhe për eksportet e armëve drejt vendeve të përfshira në luftë. Më vonë ato masa u hoqën.

Të premten, qeveria tha se që nga sulmet e Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit më 28 shkurt, nuk janë lëshuar licenca të reja për eksport të materialeve luftarake drejt Shteteve të Bashkuara.

Ajo theksoi se prej disa vitesh nuk janë dhënë licenca përfundimtare për eksport të materialeve luftarake drejt Izraelit.

Qeveria shtoi se një grup ekspertësh do të rishikojë rregullisht zhvillimet lidhur me eksportet e këtyre mallrave drejt SHBA-së dhe do të vlerësojë nëse kërkohen masa të reja sipas ligjit të neutralitetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)

Këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, ka surprizuar fansat duke zbuluar se do të dëshironte të bashkëpunonte me yllin shqiptaro-britanik Dua Lipa. Gjatë një interviste...
12:18 | 25/06/2026

Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të enjten se marina e franceze ka kapur një anije cisternë nafte ndërsa ajo po kalonte pranë bregut të...
12:00 | 25/06/2026

Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte nuk pranoi të thoshte nëse ishte dakord me presidentin Donald Trump që Irani duhet të ketë raketa balistike....
11:52 | 25/06/2026