‘Lufta në PD, më e egër se me Ramën’, Biberaj: Duhet bashkim pa kushte
Anëtari i Këshllit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj dekaroi se lufta mes dy grupimeve brenda kësaj force politike, është më e egër se ndaj kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë për Euronews Albania, Biberaj u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë për një bashkim pa kushte.
“Nuk jam aspak dakord me këtë luftën brenda llojit, por di të them, unë e kam vuajtur edhe në shpatullat e mia. Lufta kundër llojit është e tmerrshme, më e keqe, më e ashpër se lufta me kundërshtarin.
Natyrisht, koha është gjyqtari më i mirë, por edhe shëruesi më i mirë i plagëve. Sot ne jemi nevojë për një bashkim pa kushte. Për një bashkim ku secilit të lëshojë, duke fillua nga i pari zoti Berisha dhe Enkelejd Alibeaj’, theksoi ai.
Partia Demokratike do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm.
Edhe pse prej disa kohësh filluan bisedimet mes dy palëve për të dalë me kandidat të përbashkët, negociatat dështuan.
Përmes një njoftimi, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se pala tjetër ka vendosur si kusht gjatë bisedimeve, që të njihet “Statuti i 11 Dhjetorit”, çka sipas tyre, ka minuar bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta