Lufta në Ukrainë do të hyjë në fazë të re, paralajmëron inteligjenca britanike

6 Gusht 2022 | 21:28

Shefat e inteligjencës ushtarake britanike kanë paralajmëruar se lufta në Ukrainë do të hyjë në një fazë të re.

Forcat ruse janë duke u grumbulluar në jug në përgatitje për një kundërsulm nga Ukraina, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes.

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është gati të hyjë në një fazë të re, me luftimet më të ashpra që do të zhvendosen në një vijë fronti afërsisht 350 km që shtrihet në jugperëndim nga afër Zaporizhzhia në Kherson, paralel me lumin Dnieper”, thuhej në njoftimin e publikuar në Twitter.

Grupet taktike të batalionit, të përbërë nga 800 deri në 1,000 trupa. janë vendosur në Krimenë e aneksuar dhe pritet të mbështesin trupat ruse në Kherson, bëhet me dije ndër të tjera.

Ditën e sotme,

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë thirrje për t’i dhënë fund menjëherë çdo aksioni ushtarak pranë centralit bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë.

OKB-ja ka paralajmëruar për një rrezik real të një fatkeqësie bërthamore, për shkak të bombardimeve dhe luftimeve midis ushtrive ukrainase e ruse.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026

Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati

Ministri i Brendshëm Federal Alexander Dobrindt e quajti sulmin me makinë në një aktivitet të Ditës LGBT+ në Christopher Street si një “akt terrorist” dhe paralajmëroi për...
17:06 | 26/07/2026

Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari

Kryeministri i ri britanik Andy Burnham deklaroi se është i gatshëm ta kritikojë Donald Trumpin, nëse këtë e kërkojnë interesat kombëtare të Britanisë. Ai shmangu...
16:44 | 26/07/2026