Lufta tregtare BE-Kinë, Unioni drejt tarifave të reja për makinat elektrike
BE ka ndërmarrë një hap të ri në procesin e aplikimit të tarifave më të larta për makinat elektrike kineze.
Bazuar në të dhënat e reja të kompanive, Komisioni Evropian ka sistemuar kuotat e propozuara.
Ndërkohë, një vendim përfundimtar në kuadër të hetimit mbi subvencionet kineze do të merret në fund të tetorit. Mgjithatë, Unioni ka deklaruar se mbetet i hapur për dialog me qeverinë e Pekinit.
Sinkron Olof Gill, zëdhënës i Komisionit Evropian:
“I takon Kinës të propozojë një zgjidhje në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe që të adresojë çështjen e subvencioneve ilegale, të cilat Komisioni Evropian i ka identifikuar në hetimet e vështira të bazuara në prova”.
Tarifat e propozuara variojnë nga 17 deri në 36 për qind për tre kompani. Ndërsa grupe të tjera do të taksohen mes 21 dhe 26 për qind, në vartësi të bashkëpunimit. Ndërkohë, marka amerikane “Tesla” do të paguajë 9 për qind për automjetet që eksporton nga territori kinez.
Në 10 ditët e ardhshme, palët e interesuara do të mund të bëjnë komente dhe blloku 27 anëtarësh do të mblidhet për konsultim.
Një hetim u hap më herët gjatë vitit pasi Komisioni Evropian i konsideroi kërcënuese për industrinë e tij makinat elektrike kineze.
Këto mjete, të subvencionuara nga qeveria kineze, janë të lira dhe prania e tyre në BE u rrit nga 4% në 2002-shin në 25% në fund të 2023-shit.
Tani, tarifat më të larta synojnë të parandalojnë përkeqësimin e tregut, që mund të çojë në largimin e punëtorëve dhe mbylljen e fabrikave.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit