Luftë bandash në Francë, pesë të plagosur në një shkëmbim zjarri

1 Nëntor 2024 | 18:22

Të paktën 5 persona, përfshirë tre adoleshentë, kanë mbetur të plagosur rëndë në një shkëmbim zjarri të lidhur me trafikun e drogës në perëndim të Francës.

Bëhet fjalë për rastin më të fundit të dhunës ku përfshihen fëmijët.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes përpara një restoranti në perëndim të qytetit Puatier dhe u kthye në një përleshje ku u përfshinë deri në 600 persona, bëri të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Retaljë.

“Nisi si një shkëmbim zjarri në një restorant dhe degradoi në një grindje mes bandave rivale ku u përfshinë qindra vetë”, tha Retaljë.

Një djalë 15-vjeçar i plagosur ndodhet në gjendje kritike për jetën. Një burim policor tha për gazetën “Le Figaro’” se adoleshenti ishte qëlluar në kokë dhe se dy të rinj të tjerë, të moshës 16 vjeç, ishin gjithashtu mes të lënduarve.

Ministri Retaljë dënoi atë që e quajti “Meksikanizimi” i vendit nga narko-trafikantët, të cilët sipas tij nuk njohin më kufij.

“Këta janë trafikantë që përdorin metodat më mizore për të larë hesapet dhe për të kënaqur epshin e tyre për fitime. Kjo nuk po ndodh vetëm në Amerikën e Jugut, por në Rene dhe Puatier”, deklaroi Retaljë.

Ai shtoi se Franca ndodhej në një pikë kritike kur bëhej fjalë për dhunën e lidhur me drogën, nisur edhe nga një tjetër episod kriminal i ndodhur në veri-perëndim të vendit, ku një 5-vjeçar u plagos me armë zjarri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026