‘Luftë’ markave perëndimore, Kina në sulm kundër akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut
Pekini nisi të enjten një luftë PR-i kundër markave perëndimore kritike për shkeljen e të drejtave të njeriut në rajonin Xinjiang, duke e vënë theksin te ndërprerja e lidhjeve të yjeve të showbiz-it kinez me kompani si “Nike” dhe “H&M”.
Të paktën 1 milion ujgurë dhe minoritete të tjera myslimane mbahen në kampet në Xinjiang, ku sipas grupeve të të drejtave të njeriut, autoritetet kineze sterilizojnë gratë dhe imponojnë punë të detyruar.
“Në ditët e sotme është e mundur që populli kinez të mos u lejojë më të huajve të hanë orizin kinez dhe pastaj të thyejnë tasin” u shpreh Hua Chunying, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Deklaratat e “Nike” dhe kompanisë suedeze të veshjeve “H&M” u bënë vitin e kaluar.
Por thirrja e tyre arriti kulmin këtë javë pasi vendet perëndimore bashkuan forcat për të sanksionuar zyrtarët kinezë në Xinjiang për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Sidoqoftë, deklarata e gjigantit suedez të shitjeve nuk shfaqej më në website-n e tij ditën e enjte.
Ndërsa “Nike” nuk iu përgjigj kërkesës për një koment.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania