Luftë me ujë dhe kambanat fluturuese/ Traditat intriguese evropiane të Pashkëve

29 Mars 2024 | 17:50

Pashkët nuk kanë të bëjnë vetëm me lepurushët, çokollatën dhe këndimin e himneve. Ne prag te pashkëve ju njohim me disa tradita evropiane qe mbushin festën me legjenda, konkurrencë dhe madje edhe me romane e filma kriminale.

Në disa vende, kjo Pashkët janë më të mëdha edhe se Krishtlindjet.

Pashkët janë një date shume e rëndësishme te kalendarit të krishterë. Nga luftimet me ujë deri tek maratona televizive, Evropa është shtëpia e disa traditave unike të Pashkëve, disa shpirtërore dhe disa më pak.

Festimet kanë filluar tashmë në Spanjë. Aktivitetet e Semana Santa, Java e Shenjtë zhvillohen gjatë gjithë javës së fundit të Kreshmës. Së bashku me ëmbëlsirat si përshembull to torrijas dhe keku Mona de Pascua, paradat janë një element kryesor sezonal.

Në Francë, janë cloches volantes ose “këmbanat fluturuese” që u sjellin fëmijëve ëmbëlsirat e tyre të Pashkëve, pasi ato pushojnë së tingëlluari si shenjë respekti për vdekjen e Jezusit.

Asgjë nuk thotë Pashkë me shume se të drejtosh një kove me ujë ndaj fqinjëve. Të paktën, ky është rasti në Poloni, ku Śmigus-Dyngus – i njohur gjithashtu si e hëna e lagësht, e kthen të hënën e Pashkëve në një luftë të plotë kombëtare me ujë.

Pse thjesht ta admironi vezën tuaj të dekoruar në mënyrë të detajuar kur mund ta rrokullisni nga një kodër? Pashkët kanë një dozë të shëndetshme konkurrence në këtë zakon shekullor te Mbretërinë se Bashkuar.

Vizitorët në Firence mund të kenë Davidin e Michelangelo dhe Ponte Vecchio në listat e tyre hit, por Pashkët ofrojnë një spektakël tjetër, më të pazakontë: Scoppio del Carro ose “shpërthimin e karrocës”.

Gjatë festave të Pashkëve, shumë norvegjezë vizitojne kabinat malore, me vendin kryesisht të mbyllur gjatë pushimit pesë-ditor. Påskekrim, ose “krimi i Pashkëve” quhet tradita e norvegjezeve te cilët për disa ditë lexojnë romane policeske me vrasje shikojnë filma dhe seriale kriminale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026