“Luftë në çdo anë”- Rama akuza prokurores në Shkodër: La në baltë institucionet
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë akuzat ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, të cilën e akuzon për mosmarrjen e masave për ndërtimet pa leje në zonën e Thethit. Rama thekson se ishte pikërisht kjo prokurore që la në baltë strukturat e tjera të shtetit dhe nuk nisi hetimet për ndërtimet pa leje, duke i hapur rrugë betonizimit të Thethit.
Rama theksoi se Ministria e Drejtësisë po përgatit dosjen për të kërkuar shkarkimin e kësaj prokuroreje nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Kryeministri e mbylli bashkëbisedimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale duke deklaruar se beteja në mandatin e katërt do të jetë në të gjitha anët për shkak të besimit që i kanë dhënë shqiptarët.
“Ministria e Drejtësisë po bën gati edhe të gjithë dokumentacionin përmes të cilit do të kërkoj nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të qëndrojë seriozisht mbi prokurorinë e Shkodrës dhe jo vetëm mbi zonjën Gjeli. Pasi është shumë shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth; strukturat e shtetit që kanë vepruar janë lënë në baltë nga një prokurore, ndërkohë që prokuroria e merr dhe në mbrojtje. Këta persona bëjnë në shkollë edhe një lëndë që quhet logjikë, ndërkohë që në arsyetimet e tyre vetëm logjikë nuk ka. Ajo mungesë logjike në një strukturë të një organi të zbatimit të ligjit përkthehet në dëme shumë të mëdha për Republikën, për komunitetin, për natyrën, për pasurinë tonë të përbashkët, për imazhin e vendit. Pasi çfarë imazhi është ky për ata qindra turistë që shohin në Theth fadromat që pastrojnë plagën e hapur nga një individ i papërgjegjshëm që ka kryer një krim të shumëfishtë. Tani që flasim ende nuk dihet kush është ky person, pasi prokurorja Gjeli ka vendosur të mos nisë asnjë hetim. Beteja është kjo nga të katërta anët; për këtë kemi marrë mandatin e katërt”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit