Luftë në impiantin atomik të Zaporizhias, frikë për një katastrofë
Banorët e qytetit Marganet në Ukrainë, po llogarisin pasojat e sulmit të fundit rus, nga i cili 13 persona mbetën të vrarë.
Kievi pretendon se raketat u qëlluan nga territori i impiantit bërthamor të Zaporizhias, që ndodhet menjëherë pas lumit Dnipro.
Trupat ruse kontrollojnë impiantin dhe janë akuzuar nga Ukraina se e kanë kthyer atë në një bazë ushtarake, duke e bërë të vështirë për palën ukrainase që të kundërsulmojë.
Përreth centralit atomik ka pasur shumë përleshje dhe bomba të shumta kanë rënë brenda perimetrit, duke shqetësuar komunitetin ndërkombëtar për një katastrofë nukleare.
Nga ana tjetër, Rusia fajëson Ukrainën dhe ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar situatën.
Në të njëjtën kohë, vendet e G7-s kanë kërkuar që Rusia t’ia kthejë menjëherë kontrollin e centralit palës ukrainase dhe e akuzojnë Moskën se po vendos të gjithë rajonin në rrezik.
Më herët gjatët javës, një zyrtar i ushtrisë ukrainase deklaroi se siguria në impiant nuk mund të garantohet, pasi rusët mbajnë nën kontroll teknikët ukrainas, por njësitë e centralit në përgjithësi janë të mbrojtura.
Në frontin tjetër ka një presion në rritje ndaj Evropës për të ndaluar turistët rusë. Duke cituar presidentin e tij, ministri i Jashtëm ukrainas u ka kërkuar strukturave ndërkombëtare të ndërpresin dhënien e vizave.
“Të vizitosh Evropën është një privilegj, jo një e drejtë për pushuesit”, ka thënë Dmytri Kuleba në Twitter.
Ndërkohë, bombardimet ruse në veri-lindje të vendit lanë 2 persona të vdekur në fshatin Starji Saltiv, në rajonin e Kharkivit.
LEXONI GJITHASHTU
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë