Përditësime LIVE 26 shkurt: Dita e tretë e sulmit rus në Ukrainë
19:06 – Mijëra qytetarë në Estoni dalin në shesh në solidaritet me Ukrainën
Mijëra vetë kanë dalë në sheshet e Tallin në Estoni në mbështetje të Ukrainës. Qytetarët u mblodhën në “Sheshin e Lirisë” të shtunën pasdite në shenjë solidariteti me luftën në Ukrainë.
18:59 – Ukrainasit kërkojnë ndihmë, dyndje në kufij për t’u larguar
Me mijëra qytetarë ukrainas kalojnë ditët dhe netët të bllokuar në trafik dhe në kufij me shpresën se do të largohen nga vendi i tyre, i cili po përjeton sulme të njëpasnjëshme.
18:45 – Kina dhe India neutrale ndaj Rusisë
Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që “dënon” pushtimin rus në Ukrainë.
18:43 – ‘Fshini fjalët pushtim e luftë’, Rusia urdhër mediave vendase
Agjencia ruse e monitorimit të mediave urdhëroi mediat vendase që të fshijnë raportimet ku përdoren fjalët: “sulm”, “pushtim” ose “shpallje lufte.
18:26 – Gjermania heq bllokadën, lejon dërgimin e armëve në Ukrainë
Gjermania ka hequr bllokadën për armët vdekjeprurëse. Berlini ka autorizuar Holandën që të dërgojë në Ukrainë 400 granatë hedhëse për ta ndihmuar në luftën kundër Rusisë.
17:48 – Rusia brenda pak ditësh jashtë sistemit SWIFT
Vendimi për të hequr Rusinë nga sistemi global i pagesave bankare SWIFT, do të merret brenda pak ditësh.
17:05 – Mbi 115.000 ukrainas kalojnë kufirin drejt Polonisë
Më shumë se 115.000 persona kanë kaluar kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus, tha një ministër polak.
16:59 – Sa miliardë € po i kushton Putinit një ditë luftë në Ukrainë?
Lufta në Ukrainë nuk po shkon sipas planit të Vladimir Putin për shkak të vetëbesimit të lartë të Kremlinit, planit të dobët taktik dhe tronditjes nga rezistenca e ushtrisë së Ukrainës, pretendojnë shërbimet e inteligjencës.
16:42 – Kush është Vladimir Putin, ‘vogëlushi’ i KGB që po kërcënon botën
I lindur në Shën Peterburg, karakteri i liderit 69-vjeçar të Kremlinit u brumos gjatë fëmijërisë së tij. Putin është rritur pa prindërit e tij biologjikë, nga një familje kujdestare.
15:54 – Presidenti i Ukrainës refuzon ofertën e SHBA
Trupat e Rusisë vazhdojnë sulmin për të marrë kontrollin e Kievit si dhe qytete të tjera të Ukrainës, ndërsa banorët e kryeqytetit kanë kthyer në strehë sistemin e metrosë në ditën e tretë të luftës.
15:53 – Reznikov: Kemi vrarë më shumë se 3000 rusë, Ukraina po fiton!
Për më shumë se 2 ditë, Ukraina po përballet me ushtrinë ruse e cila ka nisur një pushtim të fuqishëm nga toka, deti dhe ajri.
15:14 – Turqia i mbyll Rusisë kalimin në Detin e Zi, thotë Zelensky
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka lajmëruar se Turqia ka bllokuar hyrjen e anijeve ushtarake ruse në Detin e Zi.
14:56 – Estonia ndalon fluturimin e avionëve rusë në hapësirën e vet ajrore
Vende të ndryshme të botës po ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore.
14:38 – Rusia reagon ndaj sanksioneve të SHBA-së duke kërcënuar hapësirën
Rusia ka kërcënuar SHBA-në duke thënë se sankionet ndaj tyre mund të kenë pasoja të rënda mbi Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).
14:30-Ambasadori ukrainas: Italia, Franca, Qipro pro shkëputjes së Rusisë nga Swift
“Nëse deri dje shtetet si Italia, Franca dhe Qipro ishin kundër shkëputjes së Rusisë nga sistemi i pagesave Swift, sapo presidenti ka marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit”. Kështu deklaroi ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.
13:40-Shumica e forcave ruse 30 km larg Kievit, thotë ministri britanik
Pjesa më e madhe e forcave ruse janë larg vetëm 30 kilometra nga qendra e Kievit, tha të shtunën Ministria britanike e Mbrojtjes.
13:22- Kina dhe India neutrale ndaj Rusisë, abstenojnë rezolutën e OKB-së
Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që “dënon” pushtimin rus në Ukrainë. Vetoja e Moskës ishte e pritshme, por Kina dhe India absetuan.
12:48- Rreth 100 mijë ukrainas strehohen në Poloni
Forcat ukrainase kanë mundur të mbrojnë qytetin perëndimor të Lviv, duke zmbrapsur forcat ruse. Deri më tani, shumica e luftimeve janë përqendruar në lindje, veri dhe jug të Ukrainës.
11:41- Zelensky: Po mbrojmë vendin, tokën dhe të ardhmen e fëmijëve
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaron se ushtria e tij po mbron vendin, tokën dhe të ardhmen e fëmijëve. Në një fjalim drejtuar popullit të Ukrainës pak minuta më parë, ai tha se Kievi dhe qytetet kyçe rreth kryeqytetit kontrollohen nga ushtria ukrainase.
11:21-Qytetarët kërkojnë të largohen nga Ukraina
Me mijëra qytetarë ukrainas kalojnë ditët dhe netët të bllokuar në trafik dhe në kufij me shpresën se do të largohen nga vendi i tyre, i cili po përjeton sulme të njëpasnjëshme.
11:08- Polonia anulon ndeshjen me Rusinë
Polonia nuk do të luajë eleminatoret e Kupës së Botës 2022 me Rusinë në Moskë më 24 mars për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
11:00- 198 ukrainas të vrarë deri tani, mes tyre 3 fëmijë
198 ukrainas, duke përfshirë tre fëmijë, janë vrarë gjatë tre ditëve luftimeve kundër pushtimit rus, sipas ministrit të Shëndetësisë të vendit, Viktor Lyashko.
10:52- Zelensky: Është koha për të vendosur që Ukraina të anëtarësohet në BE
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaron se tani është një moment vendimtar për të vendosur për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian.
10:30- 35 civilë të plagosur nga sulmet në Kiev, mes tyre 2 fëmijë
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se 35 persona u plagosën nga bombardimet gjatë natës në Kiev. Mes të plagosurve rasportohet se janë edhe dy fëmijë, tha ish-kampioni i boksit.
09:46- Ministria ruse e Mbrojtjes: Kemi sulmuar vetëm bazat ushtarake
Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën se nisi sulme me raketa gjatë natës kundër objektivave në Ukrainë, por pretendoi se kishte në shënjestër ekskluzivisht infrastrukturën ushtarake.
09:38- Forcat ruse pushtojnë qytetin e parë të rëndësishëm të Ukrainës
Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se kanë pushtuar qytetin Melitopol në jug të Ukrainës. Rreth 150.000 ukrainas jetojnë në Melitopol.
09:19- Luftime 4 km larg godinës së Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës
Mbrëmë ka pasur luftime në një pjesë të autostradës ‘’Prospekt Peremohy’ afër qendrës së Kievit. Luftimet u zhvilluan vetëm 4 km larg nga ndërtesa ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
08:45- Franca dërgon armë në Ukrainë
Autoritetet franceze kanë dërguar armë në Ukrainë, ndërkohë trupat ruse po avancojnë në kryeqytetin Kiev. “Lufta do të zgjasë, ne duhet të përgatitemi për të”, u shpreh në një postim në Twitter presidenti Emmanuel Macron.
08:43- Rreth 2 mijë të arrestuar në protestat kundër luftës në Rusi
Mijëra qytetarë rusë dolën në rrugë në qytete të shumta anembanë Rusisë për të dënuar sulmin e vendit ndaj Ukrainës në ditët e fundit. Më shumë se 1 800 persona u arrestuan nga policia.
08:15- Presidenti i Ukrainës refuzon ofertën e SHBA për t’u evakuar nga vendi
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky hodhi poshtë një ofertë të Uashingtonit për ta ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane. Ai është i vendosur se do të qendrojë për të lufturar kundër rusëve.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut