Luftime të ashpra në Gaza, palestinezët largohen, izraelitët kthehen në Xhabalia
Luftime të ashpra janë raportuar në veri të Gazës, në lokalitetin Xhabalia, pasi ushtria izraelite u kthye në zonat ku lëvizja e Hamasit ishte riorganizuar.
Banorët që u larguan thanë se kishin parë tanket të avanconin drejt kampit të refugjatëve, që është ndodhur nën bombardime që prej së shtunës.
Krahu ushtarak i Hamasit deklaroi se militantët e tij po luftonin me trupat hebraike edhe në lindje të kampit.
Ndërkohë, OKB ka deklaruar se 360 mijë persona janë evakuuar nga Rafahu, në jug të enklavës palestineze, që kur ofensiva izraelite nisi një javë më parë.
Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e pjesës lindore të qytetit, në të cilën po kërkojnë strehë mbi 1 milionë palestinezë.
Ndërsa të zhvendosurve nga luftimet përreth Rafahut janë urdhëruar të drejtohen tek zona e afërt bregdetare Al Mavasi dhe në qytetin Khan Junis, por OKB ka paralajmëruar se atje mungojnë shërbimet bazë për t’i ndihmuar ata.
Gra të filmuara teksa largoheshin në këmbë nga Xhabalia mëngjesin e së hënës thanë se kishin vendosur të largoheshin pasi kishin parë tanket që avanconin në zonë.
Agjencitë e lajmeve të menaxhuara nga Hamasi raportuan ndërkohë se tanket izraelite kishin sulmuar edhe shkolla të përdorura si strehë nga të zhvendosurit dhe se kishin vrarë 2 civilë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë