Luftimet intensive në porte, Ukraina shkatërron një anije ruse

25 Mars 2022 | 10:54

Forcat ukrainase shkatërrojnë një anije të madhe ruse në det, teksa ishte duke sjellë furnizime për trupat e saj.

Gjithçka ndodhi teksa anija po ankorohet në Berdyansk në Detin Azov. Ukraina pretendon se anija është goditur nga një prej raketave të saj balistike.

Me vazhdimin e bombardimeve ruse, Kievi dhe Moska po japin të dhëna kontradiktore në lidhje me zhvendosjen e njerëzve në Rusi dhe nëse ata po zhvendoseshin me dëshirë po detyroheshin apo po gënjeheshin.

Ukraina akuzon Moskën se ka marrë me forcë mbi 400.000 civilë nga qytetet e shkatërruara të Ukrainës, për t’u përdorur si “peng” e për t’i bërë presion Kievit që të dorëzohet. Kremlini ka dhënë numra pothuajse identikë për ata që janë zhvendosur, por thotë se ata donin të shkonin në Rusi.

Ndërsa forcat e Ukrainës luftojnë për të ruajtur qytetin port pothuajse të shkatërruar të Mariupolit, një tjetër port ai i Odesës pritet të pushtohet. Ushtarët dhe banorët mbeten vigjilentë në pritje të një ofensive ruse kundër qytetit.

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës pretendon se trupat e saj kanë shtyrë forcat ruse nga disa zona rreth Kievit, por ushtarët rusë janë ende duke rrethuar kryeqytetin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026