Luiza Gega në tubimin mbështetës për Veliajn: Akuzat duhen faktuar

12 Shkurt 2025 | 18:10

Prej orës 13:30 në GJKKO po zhvillohet seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të akuzuarve të tjerë nga SPAK.

Në orët e pasdites mbështetësit e kryetarit të bashkisë Tiranë, i arrestuar 2 ditë më parë me urdhër të SPAK, u mblodhën sërish para prokurorisë së posaçme, më të shumë në numër dhe me ovacione në mbështetje të Veliajt.

Mes dhjetëra njerëzve që ishin mbledhur për të mbështetur kryebashkiakun ishin edhe shumë artistë, njerëz të kulturës dhe sportit, mes të cilëve edhe atletja Luiza Gega.

“Nuk kam informacion për pjesën juridike, me sa jam informuar është diçka e bërë në mënyrë të padrejtë. Jemi këtu për mbështetjen që kemi marrë nga klubi i Tiranës që është pjesë e bashkisë, është një lloj mbështetje. Të gjithë e dimë që duhet të faktohen gjërat, nuk e kam idenë se si…”, tha Gega.

Mbështetësit janë mbledhur për herë të dytë që prej orës 16:30, ndërkohë seanca ka nisur që në orën 13:30 dhe u shty me 5 orë pas kërkesës së avokatëve të Veliaj që kërkuan kohë të njihen me fashikujt e prokurorisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026