Lukashenko e konfirmon: Dhjetëra armë bërthamore ruse janë dislokuar në Bjellorusi

26 Prill 2024 | 09:57

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë,  Aleksandër Lukashenko, tha se “dhjetëra armë bërthamore ruse” janë dislokuar në Bjellorusi.

Një lëvizje që ka rritur shqetësimet në Perëndim se lufta e Moskës kundër Ukrainës mund të zgjerohet.

Duke folur në Asamblenë Popullore të Bjellorusisë në Minsk më 25 prill, Lukashenka, aleat kyç i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se në mbledhje ishte miratuar njëzëri një doktrinë e re ushtarake që e konsideron vendosjen e armëve bërthamore ruse në tokën bjelloruse si strategji për të penguar sulme.

Bjellorusia i ka ofruar mbështetje logjistike Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, Moska ka zhvendosur në Bjellorusi armë bërthamore taktike – zhvendosja e parë e armëve të tilla jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

NATO e ka quajtur këtë lëvizje si të “rrezikshme dhe të papërgjegjshme”.

Lukashenko tha se është “gabim” që të gjitha armët strategjike bërthamore u larguan nga Bjellorusia pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991, dhe se armët bërthamore taktike të Rusisë “duhet” të qëndrojnë në Bjellorusi.

Ai shtoi se pavarësia bjelloruse duhet të ruhet “pavarësisht gjithçkaje”.

Lukashenko shpesh flet për rrezikun e një sulmi nga NATO-ja apo Ukraina për të arsyetuar nevojën që shteti i tij të mbajë ushtrinë në gjendje të gatishmërisë së lartë.

Në fjalimin më 25 prill, ai pretendoi se grupe opozitare kanë planifikuar që të marrin nën kontroll zona në perëndim të Bjellorusisë dhe kanë kërkuar mbështetjen e trupave të NATO-s.

Shërbimi i sigurisë në Bjellorusi tha më 25 prill se ka penguar një sulm në Minsk nga dronët që u lëshuan nga Lituania, një akuzë që u hodh poshtë menjëherë nga zyrtarët në Vilnius.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026