Luljeta Bozo sqaron qëndrimin për komunizmin: S’jam penduar, thashë një të vërtetë

6 Prill 2021 | 19:27

Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo që në zgjedhjet e 25 prillit është kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës me Partinë Socialiste, ka tërhequr mjaft vëmendje mediatike me një deklaratë të bërë pak ditë më parë lidhur me komunizmin në Shqipëri.

Znj. Bozo duke sqaruar se nuk është anëtare e asnjë partie politike dhe kandidon si profesioniste e lirë, thotë se deklarata e saj është nxjerr nga konteksti pasi nuk ka dhënë vetëm vlerësime për sistemin komunist por edhe të metat e tij.

Gjatë intervistës me gazetaren Bruna Çifligu në Euronews Albania, inxhinierja e njohur theksoi se komunizmi ka pasur tre probleme të mëdha duke renditur mbylljen e vendit, internimet dhe krijimin e kooperativave.

“Unë e kam thënë qartë qëndrimin tim, nuk jam penduar për atë deklaratë pasi reagimet ishin keqkuptime. Pse nuk e morën të gjithë frazë. Ai sistem ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta, siç ka çdo sistem. Morën vetëm pjesë e të mirave, pse nuk thanë dhe pjesën e të këqijave që ua thash, që janë shumë por unë tre kisha klasifikuar. Që ishin mbyllja hermetike, që nuk të lejon të zhvillohesh, lufta e pamend e klasave ku për një fjalë ishte neni për agjitacion dhe propagandë që të fuste brenda dhe nuk të fuste vetëm ty por e hante e gjithë familja, domethënë ishte një tmerr i vërtetë. Dhe e fundit që iu dha derma sektorit më jetik që ishte në Shqipëri, bujqësia me të cilën jetonte 60% e popullsisë, ku iu mor edhe ai oborri i shtëpisë fshatarit dhe fshatari vinte të blinte vezë në qytet. Këto ishin tre dhe i dënove krimet e komunizmit dhe u thash hapni dosjet, nuk kam asnjë problem”, deklaroi znj. Bozo.

Nga ana tjetër inxhinierja ritheksoi se pavarësisht problemeve të mëdha, komunizmi arriti që ta zhvillonte Shqipërisë në disa drejtime ku përmendi krijimin e sistemit energjetik dhe luftimin e analfabetizmit.

“Njeriu edhe mund të ndihet keq por unë thash një të vërtetë që kushdo që ka jetuar në atë kohë dhe sot, e di që kjo është e vërtetë. Unë nuk merrem shumë me fjalë, merrem me punë, më pyetën dhe u dhashë përgjigjen por duhet ta merrnin të plotë dhe jo një pjesë. Kjo nuk është normale dhe për këtë arsye vendosa që nga ai moment të mos shkoj më në asnjë televizion. Përgjigjen e kamë thënë të qartë, të saktë, shumë koncize. Nuk mund të hedh poshtë gjithë punën heroike të atij populli që bëri që Shqipëria nga një vend që ishte agrar, as agrar nuk ishte, me këneta, me malarie, me turbekuloz, me analfabetizëm të pa parë dhe u bë industrialo-agrar, me universitet, me Akademi Shkencash, me sistem energjetik fantastik, janë vepra nuk mund t’i mohosh. Kanë punua njerëzit e thjesht, kanë punuar të gjithë specialistët”, përfundoi inxhinierja e njohur.

Lexoni gjithashtu:

Luljeta Bozo tregon se kush e “joshi” të kandidojë për Partinë Socialiste

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026