Burime për Euronews Albania: Partia Demokratike nuk do t’i njohë zgjedhjet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kryetarët e degëve dhe sekretarët e selisë blu.
Burime jo-zyrtare bëjnë me dije se Lulzim Basha ka pohuar se Partia Demokratike nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për t’i kontestuar ato.
“PD nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit dhe do të ndjekë rrugën ligjore për kontestimin e tyre”, mësohet të jetë shprehur Basha.
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka përdorur fondet publike në kundërshtim me ligjin për të orientuar votën e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit.
Konkretisht, selia blu pretendon se mazhoranca ka ndarë para për familjet e dëmtuara nga tërmeti një javë para zgjedhjeve parlamentare.
“Gjatë muajit mars, bashkitë e kontrolluara nga Rama disbursuan në llogaritë e familjeve të këtyre zonave 14 milionë euro. 26 milionë euro të tjera u disbursuan në llogaritë e qytetarëve gjatë muajit prill. Vetëm gjatë javës zgjedhore, në Bashkinë e Durrësit ndau 6 milionë euro për procesin e rindërtimit, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë kjo bashki në 15 muajt e fundit”, thuhet në denoncimin e ish-deputetit Oerd Bylykbashi, të bërë dy ditë më parë.
Lexoni gjithasahtu:
PD: Qeveria ndau para për të dëmtuarit nga tërmeti javën e fundit të fushatës
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta