Debate e ironi mes Ramës dhe Bashës në Parlament
Këtë të enjte mazhoranca dhe opozita po zhvillojnë në Parlement debate maratonë mbi programin qeverisës të “Rama 3”, ndërsa deri tani nuk kanë munguar akuzat dhe kundërakuzat mes liderëve politikë.
Euronews Albania sjell në mënyrë të përmbledhur zhvillimet e kryesore të kësaj seance plenare.
19:25- Kryeministri Edi Rama replikë dhe ironi me kreun e PD-së
Menjëherë pasi kreu i PD mbaroi fjalën në Parlament, kryeministri Edi Rama zbriti tek foltore duke mos kursyer ironitë për fjalët që artikuloi kundërshtari i tij politik.
Sipas Ramës artikulimi i Bashës në pjesën dërrmues ngjasonte me fjalimin e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Ai zgjodhi të mos i përgjigjej më gjatë, ndërsa pas kësaj u largua nga salla e parlamentit.
“Do isha i pavërtetë, nëse do thosha se prisja më shumë, por sinqerisht si mund të vihet të flitet në emër të opozitës në këtë moment që edhe ju e quajtët të rëndësishëm, në një fjalim që treçereku është “copy-paste” në kompjuter nga fjalimet e fushatës dhe pastaj ca pjesë tjera nëpër të vetëm përsëritje, që mund të jetë edhe shkak i stresit. Nuk është kjo koha që unë të përgjigjem deri në fund”, tha Rama.
18:35- Kryetari i PD Lulzim Basha kritika kryeministrit
Kryedemokrati Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit u shpreh se demokracia e vendit është “ekzekutuar” në instrumentin e saj më të rëndësishëm, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Raporti i OSBE-ODIHR konfirmon masakrën zgjedhore. Aty thuhet partia në pushtet dhe shteti janë shkrirë në një. Keni vjedhur të dhënat duke ngritur sistemin kriminal të patronazhistëve. Keni përdorur grupet më të zeza kriminale për të bërë presion ndaj zgjedhësve”, tha Basha.
Ai bëri përgjegjëse qeverinë Rama, duke thënë se ka konkurruar edhe Sirinë për numrin e azilkërkuesve.
Z. Basha nuk e pa të udhës të fliste për programin qeverisë Rama për të cilin tha se është njësoj sikur të bësh komente mbi “asgjënë”.
“Nuk do merrem me të, sepse realisht do ishte një koment mbi hiçin. I vetmi program që ju keni është plaçkitja e gjithçkaje publike dhe private për ju dhe klientët tuaj”, tha ai.
18:15- Kryeministri justifikon vonesën në seancë
Kryeministri Edi Rama tha se nuk u paraqit dot në seancë në orën 17:00 për shkak të ngarkesës së punës, ndërkohë ftoi opozitën të lërë mënjanë veprimet, që çojnë në bllokimin e punimeve të Parlamentit.
“Nuk erdha për shkak të ngarkesës së punës. Me të keq, me akte, që vënë përpara forcën fizike, përdormini e trupit si pengesë me ne as nuk keni fituar dhe as nuk do fitoni asnjëherë. Mos e abuzoni tolerancën dhe as mirësjelljen dhe po ju them: keni tetë vjet, që përsërisni të njëjtën gjë për të realizuar rezultat tjetër”, tha Rama.
18:00- Kryeministri Rama mbërrin në Parlament
Me 60 minuta vonesë, kryeministri i vendit Edi Rama është paraqitur në seancën plenare, ku dhe priten diskutime mes palëve.
17:55- Deputetja e PD Jorida Tabaku nuk sheh asnjë risi në programin “Rama 3”
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se Shqipëria nuk ka pasur asnjë arritje nën qeverisjen e PS. Sipas saj, Shqipëri sot perceptohet si vendi në të cilin “lulëzon” fenomeni i pastrimit të parave të pista.
“Ekonomia informale është 40%. Shqipëria sot konsiderohet si vend i pastrimit të parave. Sot taksohet puna, taksohet i ndershmi. Biznesi i vogël ndodhet në presion të jashtëzakonshëm. E ka trajtuar si plaçkë pronën publike e private”, tha ajo.
17:48-PD kërkon shpjegime për mungesën e Ramës
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj kërkon shpjegime nga kryeparlamentarja për arsyet se pse kryeministri nuk u paraqit në orën 17:00, ashtu sikurse e njoftoi.
“Thatë që kryeministri do vinte në 17:00. Kjo është të tallesh me shqiptarët. Znj. kryetare, duhet të na thuash pse nuk erdhi në orën 17:00? Qytetarët duhet ta dinë se pse nuk erdhi”, tha Rushaj.
17:30-Rinis seanca plenare, fjalën e merr zv.kryeministri Arben Ahmetaj
Pas dy ndërprerjeve, ka rinusr seanca plenare me fjalën e zv. kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili tha se mandati i tretë do fokusohet për zhvillimin e mëtejshme të shoqërisë.
Ai tha se tërmeti dhe pandemia ishin dy goditje të forta gjatë mandatit të dytë të Partisë Socialiste. Sipas tij, aktualisht janë rikuperuar të gjithë vendet e punës që humbën për shkak të efekteve të pandemisë së COVID-19.
17:20- Ndërpritet seanca për herë të dytë
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj bllokoi foltoren e Kuvendit dhe kjo bëri të ndërpritet seanca për herë të dytë.
17:00- PD kthehet në Parlament, mungon kryeministri Edi Rama
Pas disa minutash ndërprerje ka nisur seanca e tretë parlamentare, ndërsa përkundër kërkesës së Partisë Demokratike kryeministri Edi Rama nuk është paraqitur ende në Parlament.
16:30- PD kërkon kthimin në sallë të kryeministrit
Partia Demokratike fillimisht kërkoi që seanca të ndërpritet deri në kthimin e kryeministrit në sallë, ndërsa Lulzim Basha nuk pranoi të flasë.
“Propozojmë të ndërpritet seanca deri sa të vijë kryeministri. Unë kërkoj pezullimin e seancës dhe mbledhjen e konferencës së kryetarëve. Unë nuk mendoj se ka seancë më të rëndësishme se sa kjo, ku do të mbrohet plani ku kryeministri ka për katër vitet e ardhshme”, tha Alfred Rushaj, deputet i PD.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta