Lumi i Erzenit del nga shtrati, gazetarja jep detaje nga situata në Durrës

8 Janar 2026 | 10:50

Gazetarja e Euronews Albania, Lorida Mani ka dhënë detaje të reja lidhur me situatën e përmbytjeve në qytetin e Durrësit. Ajo ka bërë me dije se lumi Erzeni ka dalë nga shtrati duke përmbytur toka bujqësore.

Gazetarja thekson se deri tani është evakuuar një familje nga dalja e lumit. Ajo shtoi se situata në brendësi të Durrësit është duke u normalizuar ndërsa në burgun e Durrësit është larguar uji nga katet e para. Sipas saj prezencë të ujit ka në oborrin e këtij institucioni.

“Lajmi më i fundit i cili sapo jam informuar është se lumi Erzeni ka dalë nga shtrati duke përmbytur qindra toka bujqësore edhe banesa ndër ta një është evakuuar deri më tani.

Në brendësi të qytetit të Durrësit është drejt normalizimit.  Situata kritike mbetët në periferi në zonat administrative në Katund, Sukth, Katund i ri, Rrushkull, Shkozet dhe në lagjen 14 të qytetit të Durrësit.

Në zonë  e ish-kënetës, banorët janë larguar tek të afërmit e tyre. Bilanci mbetet mbi 1 mijë banesa të përmbytura dhe shumë banorë të evakuuar. 400 biznese janë përmbytur nga uji”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026