Lumi Shkumbin gërryen 15 hektarë tokë, Sinani: Janë ndërtuar mbi 10 km argjinatura
Shkatërrimi i argjinaturave mbrojtëse, gërryerjet pa kriter dhe prerjet e pyjeve kanë bërë që ndër vite lumenjtë të gllabërojnë hektarë të tërë tokash bujqësore.
Lumi Shkumbin përshkon Bashkinë e Elbasanit në një gjatësi rreth 33 km ndërsa ndër vite llogaritet të ketë marrë një sipërfaqe prej 15 hektarë tokë bujqësore.
Vitet e fundit është investuar në ndërtimin e pritave mbrojtëse dhe tashmë 60% e sipërfaqes është e mbrojtur, proboleme shfaqen në pjesën e mbetur.
“Gërryerjet e tokave bujqësore nga lumi Shkumbin janë të hershme. Ndër vite Shkumbini ka gërryer tokat bujqësore në të dy anët e tij. Shkumbini përshkron Bashkinë e Elbasanit në 33 km nga të cilat janë të mirëmbajtura me argjinaturë 60 përqind e gjatësisë. Probleme kemi në Polis Valë, në Shushicë dhe Papër. Kemi humbje të fondit të tokës bujqësore pas viteve 90 në rreth 15 hektarë”, tha Ndriçim Sinani, Drejtor i Emergjencave Civile Elbasan.
Një tjetër problematikë e cila gjithnjë e më shumë po prek tokat bujqësore janë rrëshkitjet masive, një pjesë e të cilave sërish kanë shkaktar dorën e njeriut.
“Vitet e fundit janë ndërtuar mbi 10 km argjinatura në të dy anët e lumit Shkumbin, konkretisht në pikat ku problematika ka qenë e madhe”, tha Ndriçim Sinani, drejtor i Emergjencave Civile në Elbasan.
Mos sistemimi i ujërave sipërfaqësore dhe prerja e pyjeve ka bërë që në disa fshatra të ketë rrëshkitje masive të tokave të cilat jo pak herë kanë dëmtuar edhe banesa.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta