Lushnjë| Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati, “e pëson” pronari dhe 3 klientë
Një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit është goditur në Lushnjë, ku janë proceduar penalisht 4 shtetas.
Sipas burimeve nga Policia, veprimtaria e lojërave të fatit organizohej në lokalin e njërit prej të arrestuarve dhe bastet viheshin nga telefoni.
Ndërkohë materialet procedurale u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 4 shtetasit e lartpërmendur, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë-Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit.
Procedohen penalisht 4 shtetas që ushtronin këtë veprimtari. Sekuestrohen 4 celularë.
Komisariati i Policisë Lushnjë, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka goditur një tjetër rast të lojërave të fatit, që ushtrohej në lokalin e shtetasit V. S., 29 vjeç, në Lushnjë. Në këtë lokal, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit D. D., 30 vjeç, A. Th., 56 vjeç dhe K. H., 31 vjeç, të tre banues në Lushnjë, duke vënë baste sportive nëpërmjet telefonit.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 4 shtetasit e lartpërmendur, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren