Lustraxhiu i fundit në Durrës, Jusuf Tufa ka 30 vite me zanatin drejt zhdukjes 

24 Tetor 2022 | 16:36

Një ndër zanatet në zhdukje është edhe ai i lustraxhiut. Në qytetin e Durrësit, i fundit që e ushtron këtë punë është Jusuf Tufa, por të gjithë e njohin si “Suf lustraxhiu”.

Prej më shumë se 30 vjetësh, Jusufin e gjen gjithnjë aty, përbri pallatit të sportit, çdo vit e më i pashpresë se prej lustrimit do të fitojë të ardhura.

 “Kam që nga ‘95 që bëj këtë punë. Kemi qenë shumë mirë derisa filluan njerëzit të iknin. Janë fukarenj njerëzit. Nuk janë të qejfit, nuk kanë gusto. Nuk të sheh më njeri çfarë ke veshur nga këmbët, ka ikur çdo gjë” tregoi ai.

Për të mbijetuar Jusufi gjen mënyra alternative të tregtimit të produkteve të stinës.

 “Unë gjatë verës shes misra, rri lodhem ngrihem që në 3 të natës marr 50 a 100 e t’i shes. Misri është pak më ndryshe, ka lekë, se e kap 2000 lekë a 3000 lekë në ditë, por me vështirësi, se do ngrehesh në orën 3 të natës, do shkosh të marrësh misrin, unë nuk kam vend ku t’i lej do rri do më zërë gjumi sipër thesit se ma marrin. As karrocë s’kam, jam shumë në vështirësi,” tha ai.

Është i përlotur, sepse edhe pse çdo ditë në punë, ndonjëherë vuan mungesën e një cope të vetme buke.

I sëmurë me koronare dhe me peshën e moshës mbi supe, ai prapë nuk i thotë jo punës, veçse i druhet shfrytëzimit.

Jusufi është ndër lustraxhinjtë e fundit që e ushtron këtë zanat duke ruajtur traditën e përkujdesit ndaj këpucëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Mësohet se në pranga është vënë...
11:40 | 18/07/2026

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq

nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq Ka nisur ndërhyrja për luftimin e rrënjëngrënësit të misrit i njohur si ‘Diabrotica...
11:18 | 18/07/2026

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026