Basha me Urdhrin e Farmacistëve: Njerëzit po marrin barna me listë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me përfaqësues të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, ku theksin e bisedës e vuri te problemet që ndesh ky sektor në këtë kohë pandemie.
Ai hodhi akuza ndaj qeverisë, ndërsa shtoi se farmacitë janë kthyer si njësitë e tjerë tregtare ku qytetarë janë të detyruar të marrin barna me listë.
“Trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme.Vetëm një paketë e vogël e trajtimit rimbursohet. Ka alarm për mungesën e barnave të rimbursueshme. Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxhesh, njerëzit po marrin barna me lista. Në këtë situatë të pandemisë nuk janë marrë masa për furnizimin e barnave, dhe vaksinën e gripit”, tha ai.
Lideri i opozitës u shpreh se ndaj farmacistëve hidhen vazhdimisht akuza të pabaza, ndërkohë shtoi se përmes tenderëve sekretë maskat blihen me dyfishin e çmimit. Sipas tij, në kohën kur janë rritur numrat e të infektuarve në treg mungojnë ilaçet e rekomanduara për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për këtë shërbim.
“Ndaj farmacistëve hidhen akuza të pabaza, ndërkohë që në tendera sekretë maskat blihen me dyfishin e çmimit. Ka nisur një mungesë e theksuar e ilaçeve për COVID”, tha Basha.
Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, u shpreh se sistemi farmaceutik është përjashtuar nga administrimi i pandemisë së Covid-19.
“Sistemi farmaceutik u përjashtua nga administrimi i pandemisë”, shtoi ajo.
Kreu i Partisë Demokratike një ditë më parë u takua me mjekët e familjes dhe specialistë të shëndetit. Gjatë fjalës së tij, lideri i selisë blu u shpreh se autoritetet nuk po bëjnë transparencë sa i takon numrave të të infektuarve.
Sipas tij, ato janë më shumë nga se raportohen në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta