LVV i ka shpresat te votat e diasporës për formimin e qeverisë, nis numërimi

26 Shkurt 2025 | 16:40

Mbi dy javë pas mbajtjes së zgjedhjes parlamentare në Kosovë, sot ka filluar numërimi i një pjese të votave të diasporës, specifikisht i atyre që votuan në përfaqësitë diplomatike.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se “është e pamundur të thuhet se sa do të zgjasë numërimi”, por se rezultatet do të publikohen sapo të kenë përfunduar numërimet e vendvotimeve – si ato të subjekteve politike, ashtu edhe ato të kandidatëve për deputetë.

104,924 shtetas të Kosovës janë regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84,600 zgjodhën që këtë ta bëjnë përmes postës, ndërsa 20,324 vendosën që të votojnë në përfaqësitë diplomatike.

Nga 20,324 votues në përfaqësi diplomatike, kanë votuar 15,352 persona, ndërkaq në votimin përmes postës, KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.

Lëvizja Vetëvendosje beson se votat e diasporës do të përcaktojnë edhe formimin e qeverisë së re të vendit.

“Ne jemi fitues i qartë i këtyre zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje është fituese e qartë e këtyre zgjedhjeve. Neve na takon obligimi për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. Siç e dini, Lëvizja Vetëvendosje i ka partnerët e koalicionit të cilët janë Guxo dhe Alternativa. Ne duhet të presim edhe pak. Votat e diasporës janë shumë të rëndësishme dhe janë përcaktuese që qeveria jonë të formohet dhe të drejtohet nga kryeministri Kurti,” deklaroi Albulena Haxhiu, anëtare e Kryesisë së Vetëvendosjes.

Deklarimet e para rreth krijimit të qeverisë së re erdhën këtë të mërkurë nga një zyrtare e lartë e partisë në pushtet, e cila është edhe fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, pas mbledhjes së qeverisë në detyrë.

Albulena Haxhiu, që është aktualisht ministre në detyrë e Drejtësisë, nuk deshi të flasë për gjasat e ndonjë koalicioni të gjerë që do t’i hapte rrugë zgjedhjes së presidentit vitin e ardhshëm.

“Sa i përket zgjedhjes së presidentit, shkove larg pasi si proces do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Prandaj, le të fokusohemi njëherë te qeveria,” tha Haxhiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026