Macron e konsideron krim lufte sulmin në qendrën tregtare në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se sulmi me raketa nga ana e Rusisë në një qendër tregtare në qytetin Kremenchuck të Ukrainës, është një krim lufte.
Macron u shpreh pas përfundimit të takimit të liderëve të G7-s në Gjermani, se Rusia nuk duhet ta fitojë luftën dhe u zotua për më shumë mbështetje për Ukrainën, shkruan BBC.
Sipas tij, agresioni i Rusisë ka një qëllim, që është dorëzimi i Ukrainës.
Macron theksoi se askush nuk mund ta parashikojë se kur do të përfundojë lufta, megjithatë, ai shpreson se mund të mbarojë në fund të këtij viti.
Më shumë se 1 mijë njerëz ndodheshin në qendrën tregtare në Kremenchuck, e cila u vu në shënjestër të një sulmi ajror nga forcat ruse të hënën.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha gjatë natës se 18 persona tani janë konfirmuar të vdekur.
LEXONI GJITHASHTU
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid