Macron: Franca do të ndërtojë një aeroplanmbajtëse më të madhe se Charles De Gaulle

21 Dhjetor 2025 | 17:52

Presidenti francez, Emmanuel Macron konfirmoi të dielën, planet për të ndërtuar një aeroplanmbajtëse të re, më të madhe dhe më moderne që do të zëvendësojë Charles De Gaulle. Sipas tij kjo aeroplanmbajtëse do të hyjë në shërbim në vitin 2038.

“Në përputhje me dy ligjet e fundit të planifikimit ushtarak dhe pas një shqyrtimi të plotë dhe të kujdesshëm, kam vendosur t’i dhuroj Francës një aeroplanmbajtëse të re”, njoftoi Macron.

Presidenti francez theksoi se ky aeroplanmbajtës i ri do të jetë një shembull i forcës së vendit, i industrisë dhe i teknologjisë.

Njoftimi për fillimin zyrtar të punimeve të ndërtimit u prit me interes të madh pavarësisht ngërçit fiskal në të cilin ndodhet qeveria, ndërsa sasia e investimeve të nevojshme dhe kërcënimet në zhvillim po e vënë projektin nën presion.

Gjithashtu me motor bërthamor, aeroplanmbajtësja e re do të jetë shumë më e madhe se ajo aktuale. Do të ketë një zhvendosje prej 80,000 tonësh dhe një gjatësi prej rreth 310 metrash krahasuar me zhvendosjen prej 42,000 tonësh dhe 261 metrash të Charles de Gaulle.

Me një ekuipazh prej 2,000 marinarësh, do të jetë në gjendje të mbajë 30 avionë luftarakë. Presidenti francez Emmanuel Macron e bëri njoftimin gjatë një vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe, një aleat ushtarak me të cilin Parisi dëshiron të forcojë marrëdhënien e tij strategjike dhe nga i cili pret një bashkëpunim më të madh në luftën kundër drogës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, festuan 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, Malia Obama, duke publikuar foto dhe...
14:57 | 06/07/2026

Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës në Turqi këtë javë për një samit të NATO-s, për...
14:48 | 06/07/2026

Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem

Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael në fund të shkurtit, është udhëheqësi i dytë suprem i Iranit dhe me një...
14:46 | 06/07/2026