Macron: Franca ka treguar respekt ndaj SHBA-së, presim të njëjtën gjë prej tyre
Franca është një aleate besnike dhe e palëkundur në NATO, ka theksuar Emmanuel Macron, në një kohë kur homologu i tij amerikan Donald Trump përsëriti dyshimet mbi aleancën ushtarake.
Presidenti francez renditi një seri eventesh historike ku Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë përkrah njëra-tjetrës, duke përmendur edhe emrin e Marquis de Lafayette, një fisnik francez i shekullit të 19-të, që ishte një gjeneral-madhor në ushtrinë amerikane që luftoi kundër britanikëve gjatë Luftës Revolucionare.
“Franca ka treguar respekt dhe miqësi ndaj Shteteve të Bashkuara, ndaj jemi të prirur të presim të njëjtën gjë prej tyre”, deklaroi Macron.
Të enjten, Trump hodhi sërish dyshime mbi shanset që Shtetet e Bashkuara të mbrojnë aleatët e NATO-s nëse ata nuk paguajnë atë që ai e konsideron të mjaftueshme për mbrojtjen e tyre.
Në bazë të nenit 5, vendet e NATO-s duhet të japin ndihmën e tyre nëse një prej anëtarëve të Aleancës ndodhet nën sulm.
“Është e thjeshtë. Nëse ata nuk paguajnë, atëherë unë nuk do t’i mbroj. Jo, nuk do t’i mbroj”, tha Trump.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se kishte pasur këtë këndvështrim edhe gjatë mandatit të tij të parë, kur komentet e tij nxitën anëtarët evropianë të organizatës të rrisnin shpenzimet ushtarake për të përmbushur objektivin prej 2 për qind të GDP-së.
Trump theksoi se këto përpjekje nuk ishin të mjaftueshme, “ndaj dhe aleatët duhet të paguajnë më shumë”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund