Macron i bën thirrje Putinit të “kthehet në tryezën e bisedimeve” 

13 Tetor 2022 | 18:29

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje udhëheqësit rus Vladimir Putin të “kthehet në tryezën e bisedimeve” dhe premtoi se Parisi do të furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore pas një serie të re bombardimesh masive në vend.

Në një intervistë televizive, Macron kritikoi homologun e tij rus se, siç tha ai, “vendosi” të përfshijë Evropën në luftë me sulmet e fundit të raketave dhe urdhrin e mobilizimit”.

“Sot, mbi të gjitha, Vladimir Putin duhet të ndalojë këtë luftë, të respektojë integritetin territorial të Ukrainës dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve”, tha Macron për televizionin France 2.

Bombardimet ruse të kësaj jave që synonin infrastrukturën energjetike dhe civilët ishin një përpjekje për të thyer rezistencën ukrainase, tha presidenti francez, duke shpjeguar komentin e tij të mëparshëm se “përshkallëzimi e ka sjellë luftën në një fazë të re”.

Macron i qëndroi edhe një herë refuzimit të tij për t’i dhënë fund dialogut me liderin rus, pavarësisht se u kritikua edhe nga ukrainasit. Ai deklaroi se do të vazhdojë të bisedojë me Putinin “kur të jetë e nevojshme”.

Ai përsëriti se përfundimisht do të varet nga Ukraina të vendosë se kur do të plotësohen kushtet për negociata dhe se qëllimi i deklaruar është i qartë: “një kthim në kufijtë e vitit 1991”, përpara aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në 2014 dhe katër rajoneve të Ukrainës, në fund të shtatorit, raporton Euronews.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës

Një sulm i natës me bomba nga Rusia goditi qytetin verilindor ukrainas të Sumyt, ku njëra prej bombave ra pranë një ndërtese banimi. Të paktën...
12:37 | 04/07/2026

Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AfD

Mijëra persona dolën në protestë Erfurt të shtunën dhe bllokuan rrugët që të çonin në konferencën vjetore të AfD-së përpara zgjedhjeve rajonale që mund ta...
12:20 | 04/07/2026

Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë

Gjermania kërkoi bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportet se Kina po stërvit ushtarë rusë, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme, duke konfirmuar...
10:56 | 04/07/2026