Macron: Nuk do kërkojmë lejen e Rusisë për të dërguar trupa në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca, Britania e Madhe dhe vende të tjera mund të dërgojnë disa mijëra trupa në Ukrainë për të siguruar një marrëveshje të ardhshme paqeje me Rusinë. Sipas tij, ky vendim nuk kërkon miratimin e Moskës, pasi Ukraina është një shtet sovran dhe mund të ftojë forcat aleate në territorin e saj.
Në një intervistë për mediat franceze, Macron tha se disa vende evropiane dhe jo-evropiane kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në këtë mision. Trupat do të vendoseshin në “pikat kyçe” të Ukrainës, kryesisht për të kryer trajnime dhe për të dëshmuar mbështetjen afatgjatë të aleatëve ndaj Kievit.
Presidenti francez theksoi se kontingjentet e mundshme do të përbënin një “garanci sigurie” për Ukrainën dhe se vendosja e tyre nuk do të përbënte një ndërhyrje ushtarake.
Nga ana tjetër, Moska ka kundërshtuar kategorikisht këtë mundësi. Megjithatë, Macron ka nënvizuar se Rusia nuk ka të drejtë të vendosë për praninë e forcave aleate në Ukrainë.
Deklarata e presidentit francez vjen pas një takimi virtual të 30 liderëve ndërkombëtarë, ku u diskutua strategjia për rritjen e presionit ndaj Kremlinit dhe mundësia e një armëpushimi në Ukrainë.
Macron paralajmëroi se Rusia nuk po tregon sinqeritet në përpjekjet për paqe, por po përshkallëzon konfliktin me qëllimin për të përfituar sa më shumë përpara nisjes së negociatave.
LEXONI GJITHASHTU:
Aleatët e NATO-s heshtin për demokracinë në Turqi, siguria mbizotëron ndaj kritikave për Erdoganin
Trump bën fluturimin e parë me Air Force One të dhuruar nga Katari
Greqia ndjek shembullin e Turqisë, do ofrojë shpërblim për kapjen e peshkut sferik
- 18:45 Tre persona humbën jetën në festën për kualifikimin e Meksikës në Kupën e Botës
- 18:43 Presidenti Laporta i Barçës, del hapur: Oferta për Julián Álvarez është e qëndrueshme
- 18:41 Aleatët e NATO-s heshtin për demokracinë në Turqi, siguria mbizotëron ndaj kritikave për Erdoganin
- 18:37 Trump bën fluturimin e parë me Air Force One të dhuruar nga Katari
- 18:37 Greqia ndjek shembullin e Turqisë, do ofrojë shpërblim për kapjen e peshkut sferik
- 18:21 AI deshifron një papirus 2,000-vjeçar të mbijetuar nga shpërthimi i Vezuvit