Macron pas takimit me Musk: Twitter të jetë në përputhje me rregullat evropiane
Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se ka zhvilluar së fundmi një bisedë “të qartë dhe të sinqertë” me pronarin e Twitter, Elon Musk, rreth monitorimit dhe kontrollit të përmbajtjes në rrjetin social.
Ky reagim i Macron vjen një ditë pasi udhëheqësi francez shprehu shqetësimin për këtë çështje.
“Një politikë transparente ndaj përdoruesve, një forcim i konsiderueshëm i kontrollit të përmbajtjes dhe mbrojtja e lirisë së fjalës, këto janë gjërat që Twitter duhet të përmbushë në mënyrë që të jetë në përputhje me rregulloret evropiane,” tha Macron në Twitter, pas takimit me Musk të premten.
Macron, i cili po viziton SHBA-në, tha të enjten në emisionin “Good Morning America” se duhet të ketë “përgjegjësi dhe kufij” për lirinë e fjalës.
Musk bleu Twitter më 27 tetor, duke paguar 44 miliardë dollarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)