Macron përkujton për të dytin vit radhazi 260 viktimat e terrorit në Francë
Emmanuel Macron ka përkujtuar sot për të dytin vit radhazi viktimat e terrorizmit në Francë.
Në ceremoni ishin të pranishëm shumë personalitete franceze, përfshirë dhe ish-presidentin Nicolas Sarkozy.
Macron së bashku me gruan e tij Briggite, kanë kryer homazhe pranë një monumenti ‘La Parole Port’, e cila përfaqëson një grua pa kokë, monument i cili i dedikohet viktimave të sulmeve. Më pas presidenti francez takoi dhe 13 kryetarët e shoqatave të viktimave.
Që nga janari i vitit 2015, sulmet kanë lënë më shumë se 260 viktima në Francë.
Ndër sulmet më vdekjeprurëse kanë qenë në Saint-Denis në Paris me 130 viktima dhe ai i 14 korrikut të vitit 2016 në Nicë me 86 të vdekur.
Data 11 mars është zgjedhur si dita evropiane e përkujtimit të viktimave të terrorizmit duke iu referuar sulmeve në Madrid të vitit 2004.
Sipas pallatit Elysee ‘kërcënimi terrorist’ vazhdon që të mbetet i lartë, duke specifikuar që 33 sulme të mundshme janë zbuluar duke filluar nga viti 2017.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania