Macron: Plani i Izraelit për Gazën është një katastrofë që pritet të ndodhë

11 Gusht 2025 | 18:41

Presidenti francez, Emmanuel Macron, kritikoi të hënën ashpër planet e Izraelit për të përshpejtuar operacionin e tij ushtarak në Gaza, duke e quajtur “një katastrofë që pritet të ndodhë” dhe propozoi një koalicion ndërkombëtar nën mandatin e Kombeve të Bashkuara për të stabilizuar Gazën.

Javën e kaluar, kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi një plan për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, një veprim që zgjeron operacionet e tij ushtarake në territorin e shkatërruar palestinez dhe shkaktoi kritika të forta brenda dhe jashtë vendit.

“Njoftimi i kabinetit izraelit për zgjerimin e operacioneve të tij në qytetin e Gazës dhe kampet Maëasi, dhe për një ripushtim, paralajmëron një katastrofë me gravitet të paparë që pritet të ndodhë dhe një lëvizje drejt një lufte të pafundme”, ka thënë Macroni, në komentet e dërguara nga zyra e tij për gazetarët.

“Pengjet izraelitë dhe populli i Gazës do të vazhdojnë të jenë viktimat kryesore të kësaj strategjie”, shtoi Macron.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026