Macron: Putin nuk kërkon paqe, por kapitullimin e Ukrainës
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Vladimir Putin nuk është i interesuar për paqe, por për “kapitullimin e Ukrainës”, ndërsa paralajmëroi se siguria e Evropës dhe e Francës është drejtpërdrejt në rrezik nga agresioni rus.
“Putin nuk dëshiron paqe. Ai dëshiron kapitullimin e Ukrainës, kjo është ajo që propozoi,” tha Macron, duke folur pas një takimi virtual të mbajtur të dielën me udhëheqësit evropianë përpara samitit të kësaj të hëne në Uashington, ku do të takohen Trump, Zelensky dhe disa nga liderët e BE-së.
Macron theksoi se çdo marrëveshje e mundshme paqeje duhet të përfshijë garanci sigurie për Kievin, për të shmangur rikthimin e agresionit rus dhe për të mbrojtur stabilitetin evropian.
“Një paqe e fortë dhe e qëndrueshme do të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës,” u shpreh ai nga rezidenca verore në Fort de Brégançon.
Në prag të samitit, Presidenti Trump bëri të qartë se nuk mbështet rikthimin e Krimesë si territor ukrainas dhe as anëtarësimin e vendit në NATO.
Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, ai shkroi: “Presidenti Zelensky mund ta përfundojë luftën pothuajse menjëherë nëse dëshiron. Ose mund ta vazhdojë.”
Qëndrimi i Trump sinjalizon një kompromis që ndryshon dukshëm nga retorika e administratës së mëparshme amerikane, duke vënë në pikëpyetje kornizën e negociatave për paqen.
Në Uashington pritet të mbërrijnë liderët kryesorë evropianë për të mbështetur Zelenskyn dhe për të paraqitur një qëndrim të përbashkët përballë Moskës. Liderët që do të takohen me Trump janë:
- Emmanuel Macron, President i Francës
- Friedrich Merz, Kancelar i Gjermanisë
- Giorgia Meloni, Kryeministre e Italisë
- Keir Starmer, Kryeministër i Britanisë së Madhe
- Alexander Stubbs, President i Finlandës
- Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s
- Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
LEXONI GJITHASHTU:
Nga akuzat për pastrim parash te ndërrimi i shtetësisë. Kush është Vladimir Ermolaev, oligarku ukrainas që mbeti i plagosur
“Batalioni i Monakos” – Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev
Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë
- 18:39 Nga akuzat për pastrim parash te ndërrimi i shtetësisë. Kush është Vladimir Ermolaev, oligarku ukrainas që mbeti i plagosur
- 18:36 “Batalioni i Monakos” – Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev
- 18:33 Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë
- 18:32 Hydration break po lumturon… Beckham, fitime të jashtëzkonshme për ish-futbollistin anglez
- 18:30 Avokati i Popullit nis hetim për ndërhyrjen e Policisë në protestën para Parlamentit
- 18:23 Dëshmia e të mbijetuarës amerikane nga aksidenti tragjik në autostradë: Brenda pak sekondash u gjendëm të përmbysur