Macron tërheq reformat, anulohet ndryshimi i sistemit të përfitimeve për të papunët
Kryeministri i Francës, Gabriel Attal ka vendosur të pezullojë reformimin e sistemit të përfitimeve për të papunët, pas raundit të parë të zgjedhjeve legjislative.
Të dielën, ekstremistët e Bashkimit Kombëtar dhe aleatët e tyre fituan rreth 34 për qind të votave, të ndjekur nga grupimi i majtë Fronti i Ri Popullor me 28 për qind dhe koalicioni “Së Bashku” i presidentit Macron me vetëm 21 për qind të votave.
Duke parë kritikat ndaj reformës për papunësinë të përgatitur nga Attal nga dy partitë udhëheqëse, kryeministri ka hequr dorë nga ajo që ishte një prej ambicieve kryesore të tij që kur mori detyrën në janar.
Rrjedhimisht, formalizimi i dekretit nuk u bë ditën e hënë, sikurse ishte njoftuar nga Attal muajin e kaluar.
Reforma sugjeronte që përfitimet nga papunësia të kufizoheshin për një periudhë maksimale prej 15 muajsh për personat nën moshën 57 vjeç, duke e ulur nga kufiri prej 18 muajsh.
Tani, Attal planifikon gjithashtu reduktimin e pranueshmërisë, që do të thotë se njerëzit duhet të kenë punuar të paktën 8 muaj gjatë 20 muajve të fundit për të siguruar pagesat shtetërore.
Aktualisht, pretendentët duhet të kenë punuar për të paktën 6 muaj gjatë 24 muajve të fundit, por qeveria synonte zgjatjen me 2 muaj.
Fronti i Ri Popullor e kishte cilësuar reformën si “mizore” dhe kishte thënë se do ta kundërshtonte atë. Edhe kryetari i Bashkimit Kombëtar, Jordan Bardella shprehu në një televizion qëndrimin e tij kundër saj. “Më ka ardhur në majë të hundës me njerëz që sistematikisht kërkojnë përpjekje nga të njëjtët njerëz”, tha ai.
Edhe nga e djathta, kandidatët nga Partia Republikane janë të ndarë sa i takon reformës, ndërsa sindikatat janë tërësisht kundër saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë