Madrid, protestë për mungesë të mjekëve dhe infermierëve në spitale
Situata e përkeqësuar e pandemisë së COVID-19 ka detyruar Madridin të hapë një spital tjetër që do të shërbejë për pacientët e infektuar nga coronavirusi. Inaugurimi i këtij spitali është kundërshtuar dhe kritikuar nga punonjësit e stafeve mjekësore, të cilët kanë dalë të protestojnë përpara godinës.
Ata shprehen se një veprim i tillë është i pamenduar mirë dhe i panevojshëm, pasi sipas tyre nuk ka një mungesë të shtretërve në spitale por ka mungesë të stafit mjekësor.
Me mijëra punonjës të shëndetësisë janë ftuar të aplikojnë për të mbushur 699 vendet e spitalit të ri, por vetëm 111 kanë pranuar. Protestuesit kanë bërë thirrje për “më pak spitale dhe më shumë profesionistë”.
“Kemi të bëjmë me struktura boshe. Në spitalet e Vallecas, San Sebastian dhe në strukturën e vjetër Puerta de Hierro ka shtretër bosh. Gjithashtu e njëjta situatë është edhe në spitalin e ri Puerta del Hierro. Provat na kanë treguar se kjo lloj strukturë në këtë pandemi nuk është e përshtatshme”, thotë Alda Recas, infermiere dhe zëdhënëse e shoqatës “AME”.
Shoqatat mjekësore dhe infermierët e kanë kritikuar hapjen e spitalit duke thënë se përdorimi I një shume prej 100 milionë eurosh për të ndërtuar godinën ka qenë e panevojshme. Sipas protestuesve, në vend të spitalit shtesë mund të ishin punësuar më shumë mjekë dhe infermierë. Të dhënat tregojnë se vetëm 240 shtretër nga 1.000 do të jenë funksionalë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh