Mafia në kohën e luftës, si kanë ndryshuar lidhjet ruso-ukrainase pas agresionit

2 Qershor 2023 | 15:49

Lufta ruse në Ukrainë ka çoroditur lidhjet e hershme të botës së krimit mes Rusisë dhe Ukrainës. Një trafikant në Odesa, i prezantuar vetëm me emrin Kirim, sqaron se si ndryshuan marrëdhëniet mes dy palëve.

“Pjesa dërrmuese e kriminelëve ukrainas dolën në krah të Ukrainës. Kanë një pozicion pro-Ukrainas. Shumë kriminelë të vjetër, me qëllime të mira, po bëjnë donacione për forcat e armatosura ukrainase, po i ndihmojnë si të munden”- shprehet Kirim.

Rrjetet ndërkufitare të trafikut të drogës, armëve dhe qënieve njerëzore që bëheshin mes Ukrainës dhe Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik janë konsideruar ndër më të fuqishmet në botë. Këto lidhje janë shpërbërë, por jo tërësisht.

Sulmi i trupave ruse ndaj Ukrainës në shkurt të 2022-shit çoi në shpërbërjen e një aksi të fuqishëm trafiku, që zgjatej për disa qindra kilometra nga kufiri rus drejt Evropës.

Bashkëpunimi kriminal mes dy vendeve, që ndajnë lidhje kulturore, gjuhësore dhe historike, ka shkëlqyer që nga fillimi i viteve ’90, shoqëruar me një korrupsion të lartë. Edhe Kirim, trafikanti, i ka ndërprerë lidhjet me rusët. Por jo të gjithë e kanë bërë këtë.

“Situata politike ka ndryshuar. Unë i kam prerë lidhjet me këdo që ishte pro-rus. Ata vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë, të bërtasin se ekziston vetëm Rusia. Ka plot shtetas rusë me të cilët unë bëj biznes, por që e kuptojnë situatën dhe mbështesin Ukrainën. Ata e mallkojnë Rusinë”- shton ai.

Kirim vë në dukje se ka edhe kriminelë që kanë vënë paratë para luftës. Por ka edhe nga ata që u janë bashkuar luftimeve në vijën e frontit. Ndërsa shoqata e vetëquajtur Bota e Krimit të Odesës ka rrëfyer se shërbimet ukrainase të sigurisë u kishin kërkuar kriminelëve të ndërprisnin aktivitetet e tyre me rusët kur Rusia nisi Pushtimin. Megjithatë ka edhe nga ata që e përdorin luftën për t’u afirmuar, apo sigurojnë paprekshmëri nga autoritetet në këmbim të mbështetjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Francë me bashkëshorten dhe 6 fëmijët e tij, ngrihen shqetësime për kostot e sigurisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka udhëtuar në Francë së bashku me bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët e tij, në kuadër të ceremonive për 82-vjetorin...
19:28 | 06/06/2026

Trump ndan videon e krijuar me inteligjencë artificiale, në këngë përmendet 45 herë mbiemri “Trump”

Donald Trump ka postuar në rrjetin e tij social “Truth Social” një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, në të cilën ai shfaqet duke “kënduar”...
19:22 | 06/06/2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Evropa duhet të përqëndrohet në mbrojtje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Evropa duhet të marrë një rol më të madh në garantimin e sigurisë së saj konvencionale, gjatë...
18:10 | 06/06/2026