“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka sjell ekspozitën me mbi 80 krijime 

24 Tetor 2025 | 20:53

Në një hapësirë ku heshtja flet dhe lapsi merr frymë, Gazmend Leka sjell për publikun ekspozitën me vizatime në Galerinë FAB. Në 80 krijimet e tij, ku shpalos thellësinë, forcën dhe poetikën e vijës mjeshtri i penelit tregon pse e titulloi “Magjia e Vizatimit”.

“E vendosa magjia e vizatimit për të dhënë icik fuqi që në shtresat e tij më të thella është magjik, por po të kisha dhe  piktura ashtu do thoja, magjia e pikturës, doja thjesht ta përvishja me një aerolë të shkallës më të lartë”, tha Leka.

Artisti e sheh vizatimin si frymëmarrjen e vërtetë të krijuesit, një art që nuk i shërben pikturës, por jeton i pavarur.

“Vizatimi është frymëmarrja për ne artistët, sepse që në rininë tonë kur kemi hyrë në muze puna e parë që kemi bërë ka qenë vizatimi. E kanë konsideruar si paradhomë e pikturës, në fakt unë doja të tregoja që vizatimi ka fuqinë e vet, është një ishull në veten e tij dhe nuk është shërbëtor i pikturës, ka aftësinë që ta shpërfaq veten deri në maksimum”, shtoi ai.

Ekspozita shihet nga autori si një formë terapie për të gjitha moshat dhe profesionet, ku në këtë udhëtim artistik, koha humbet.

“Është një lloj mënyre për të treguar veten për publikun për kolegët e mi, por më shumë për studentët. E kam konsideruar tamam si një terapi për të gjitha moshat dhe të gjitha profesionet. Gjithmonë kam kapur një pikë kohe, këtu s’ka kohë më dhe këtë e kam shpalosur, janë disa motive”, theksoi piktori.

“Magjia e Vizatimit” që është një ritregim i të gjitha personazheve të Gazmend Lekës në mbi katër dekada, mirëpret artdashësit në Galerinë FAB të Universitetit të Arteve deri më 2 nëntor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026