Magyar në Bruksel, takim me Von der Leyen për fondet e BE-së: Do të arrij një marrëveshje politike

29 Maj 2026 | 12:26

Kryeministri hungarez, Peter Magyar tha të premten se do të arrijë një marrëveshje politike mbi lirimin e fondeve të ngrira të Bashkimit Evropian në një takim me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen më vonë gjatë ditës.

Magyari mbërriti në Bruksel të enjten për të negociuar lirimin e fondeve të BE-së që ishin ngrirë gjatë qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga Viktor Orban për shkak të shqetësimeve mbi sundimin e ligjit dhe garancitë kundër korrupsionit.

“Në orën 13:00 do të zhvilloj bisedime me Presidentin e Komisionit Evropian dhe do të përfundojmë marrëveshjen politike mbi financimin nga BE të mijëra miliardë forintave që i takojnë vendit tonë”, shkroi Magyar në një postim në Facebook.

Të enjten, Magyar tha se një marrëveshje për fondet e BE-së ishte shumë afër, pasi kishte marrëveshje me Brukselin për shumë çështje, megjithëse mbetën disa pikëpyetje në lidhje me luftën kundër korrupsionit.

Qeveria e re e Hungarisë është nën presion për të zhbllokuar pjesën e vendit nga paratë e fondit të rimëkëmbjes së BE-së para afatit të 31 gushtit: 6.5 miliardë euro në grante dhe 3.9 miliardë euro në kredi të lira.

Rreth 7 miliardë euro në fondet strukturore të BE-së janë gjithashtu të ngrira, por vendi ka disa vite për të aksesuar këto para.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026