Mahmood dhe Blanco fitues të Sanremos
Është përmbyllur me fitoren e dyshes Mahmood dhe Blanco festivali italian i muzikës Sanremo.
Kënga e tyre “Brividi” ishte cilësuar si favorite për të triumfuar, dhe bëhet kështu akti që do të përfaqësojë Italinë në Eurovision, kompeticion që do të mbahet në muajin maj në Torino.
Ndër 25 artistët garues që ishin pjesë e 5 netëve të festivalit, vetëm 3 ja dolën të kualifikoheshin në raundin e superfinales.
Një prej tyre ishte Elisa me këngën e saj “O forse sei tu”.
Kjo ishte paraqitja e saj e dytë në Sanremo, pas fitores në vitin 2001.
Në superfinale arriti gjithashtu edhe ish-prezantuesi i këtij festivali Gianni Morandi, me këngën e tij “Apri tutte le porte”.
Këngëtari veteran që përfaqësoi Italinë në Eurovisionin e 1970, u rendit i treti në këtë edicion të Sanremos.
Kujtojmë se Italia fitoi Festivalin Europian të Këngës vitin e kaluar me “Zitti e buoni” nga grupi Måneskin, që i jep të drejtën të jetë organizatore e kompeticionit në maj.
LEXONI GJITHASHTU:
Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës