“Maji i përgjakshëm” në Iran, ekzekutohen edhe 3 protestues

19 Maj 2023 | 15:47

Pavarësisht protestave të shumta publike, kundërshtimeve nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe shqetësimeve të ngritura nga qeveri të shumta, Irani ka ekzekutuar tre burrat të cilët u arrestuan gjatë protestave antiqeveritare.

Kritikët argumentojnë se autoritetet kryen gjykime të nxituara, detyruan me forcë të akuzuarit që të rrëfeheshin dhe shkelën të drejtën e tyre për një proces të rregullt ligjor.

Sipas një raporti të publikuar nga agjencia e lajmeve Mizan, e lidhur me gjyqësorin e Iranit, Saleh Mirehashimi, Majid Kazemi dhe Saeed Yaqoubi u ekzekutuan në agimin e 19 majit në një burg në qytetin qendror iranian të Isfahanit.

Treshja ishte e përfshirë në një incident më 16 nëntor 2022, gjatë të cilit dy anëtarë të forcave paraushtarake iraniane dhe një oficer i zbatimit të ligjit u qëlluan për vdekje në Isfahan.

Përplasja ndodhi në kulmin e protestave të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, 22-vjeçarja që vdiq teksa po mbahej në paraburgim nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Megjithatë, bazuar në një foto të vendimit të gjykatës të bërë publike nga familjet e të pandehurve, dënimet me vdekje për të tre personat nuk janë dhënë për vrasje, por për “luftë kundër Zotit”, një krim që shpesh zbatohet për të përndjekurit politikë në Iran.

Të tre burrat mohuan akuzën për vrasje gjatë rrëfimeve të tyre të dhëna me detyrim dhe të transmetuara në televizionin shtetëror të Iranit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur njoftoi të enjten se dërgesat e armëve amerikane të cilat u pezulluan përkohësisht për shkak të luftës në Iran...
18:00 | 16/07/2026

Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio të enjten nisi një nismë të udhëhequr nga SHBA-të për të përqendruar përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit në atë që...
17:38 | 16/07/2026

Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta

Qeveria e Hungarisë njoftoi të enjten se i dërgoi policisë një raport në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike gjatë blerjeve të softuerëve...
17:28 | 16/07/2026